Sociale

Nuk zbatuan masat anti-Covid, gjobiten 1316 qytetarë në 48 orë

13:24 - 26.03.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Shtetit ka gjobitur 1316 qytetarë për thyerje të masave anticovid në 48 orë.




Gjobë 3.000 lekë kanë marrë 1118 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse dhe 194  që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 4 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.

Në zbatim të masave anticovid, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.