Kryesore

Vetëm 24 orë në Tiranë, masa të rrepta sigurie dhe konferencë “on-line”, Anglia e blinduar përpara sfidës me Shqipërinë

16:05 - 26.03.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në masa të rrepta sigurie dhe me një protokoll të ashpër kundër Covid-19, kombëtarja e Anglisë do të qëndrojë veytëm 24 orë në Tiranë.




“Tre Luanët” do të zbresin në aeroportin e Rinasit të shtunën rreth orës 19:30. Një ndalesë e shkurtër në hotelin ku do të akomodohen, përpara se Gareth Southgate me futbollistët e tij t’i drejtohen stadiumit “Air Albania” për seancën e fundit stërvitore.

Sipas axhendës, edhe konferenca zyrtare e trajnerit përpara ndeshjes do të zhvillohet “on-line” në mënyrë që të shmanget çdo kontakt i mundshëm si masë sigurie për Covid-19. Menjëherë pas ndeshjes që luhet të dielën në orën 18:00, kombëtarja e Anglisë do të udhëtojë për t’u kthyer në shtëpi.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.