Deri tashti që jemi nëfillimet e saj fushata e PD-së është pozitiviste, por dispropocionale në raport me kundërshtarin.
Po a mund të binden shqiptarët e pavendosur të votojnë opozitën duke trajtuar Ramën jo si diktator por si një lider normal ? Jo. Ujkut nuk i vishet lekura e qingjit.Sa pozitive duhet të jete fushata kur përballë ke një diktator të vërtetë të tipit të liderve të vëndeve të ish BS? Opozita duhet tiu kujtoj dhe tiu sqaroj mirë qytetareve se si eshte shtrirë neodiktatura e këtij kryeministri në cdo qelizë të jetës në vëndin tonë? Opozita duhet tiu kujtoj, por dhe sqaroj qytetareve ,se cfarë përmasash merr kjo diktaturë nëse ky kryeministër rrëmben mandatin e tretë.
Po shohë se opozita ka qëndrim të ndryshëm ndaj këtij diktatori? Lideri historik e cilëson diktatorin e dytë pas Hoxhës dhe i numëron të gjitha bëmat në 8 vjet, karaktetistike për një diktaturë.Kam përshtypjen në mos qofsha i gabuar ,se diçka nuk shkon me këshilltarët e Bashës, qofshin shqiptarë ,qofshin të huaj me këshillat e tyre,të cilët, por sidomos të huajt ,që nuk e njohin mirë realitetin social- historik shqiptar.Në këtë kontekst më kujtohen këshillat e mendimtarit të shquar shqiptarë të viteve 30-të të shek të kaluar Branko Merxhani, i cili thoshte përafërsisht”Nga Europa dhe të huajt duhet të marrim dijet,kulturën ,shkencën ,modelet ,por jo dhe zgjidhjet.Ato duhet ti bëjmë parësisht vetë të udhëhequr nga trashëgimia jonë social- historike” .
Bëmat e kësaj qeverisje janë dhimbje dhe vuajtje të mëdha të qytetarëve.
Ja disa prej bëmave te kesaj qeverisje:
-38 mijë te arrestuar dhe të ndaluar vetëm për energjinë! Kjo ka ndodhur veten në diktaturën e Hoxhës!
– 500 mijë shqiptarë të dëbuar nga vëndi me strategji të mirëmenduar të fokusuar në debimin e të djathtëve!
-Kanabizimi dhe lulëzimi i trafikut të drogave të forta e bën vendin të pajetueshëm jo vetëm për njerëzit e varfër, por edhe për ata me të ardhura të mesme ( përhapja masive e drogës ka shtrenjtuar cdo gjë në këtë vënd)!
-Kontroll politik kapilar i drejtesisë! Exponentët e rinj të drejtesisë të gjithë familjarë të Ramës dhe Rilindjes dhe kanë kapur sistemin të paktën për 2 dekadat që vijnë;
-Kontroll politik mbi policinë, e cila po i afrohet Policise sekrete të diktaturës;
-Kontroll politik kapilar i shëndetsisë. Zhvatje masive e qytetareve nga pandemia dhe zero mbështetje nga shteti edhe pse shumica paguajnë sigurime. Qytetaret janë tmerruar nga varfërimi për shkak të pandemisë dhe ajo do te jetë shkak i ri për një emigrim të ri masiv, sepse cdo njeri mendon se cfarë do bëj nëse ndodh një vale e re e saj. As shitja e shtëpive nuk i shpeton më!
-Kontroll politik kapilar mbi arsimin në cdo nivel të tij, mbi çdo mësues dhe pedagog, mbi tekstet dhe programet, madje në nje nivel akoma me te rrezikshem se sa ne vitet 1985-1990 te Ramiz Alisë;
Kontroll absolut mbi pushtetin monopartiak lokal.
Klientelizëm i turpshëm edhe në shpërblimet financiare që jep qeveria për njerëzit me kontribute të veçanta që kanë punuar dhe sakrifikuar për këtë vënd dhe që çuditërisht opozita nuk i denoncon në një kohë që këto janë fonde publike.
-Korrupsion dhe koncensionet të paimagjinueshme
-Kontroll politik kapilar mbi mediat!
-Kontroll politik kapilar mbi bizneset. Biznese të djathta e kanë të veshtirë mbijetesën se u çon si hakmarrje policinë tatimore dhe inspektorët e Inspektoriatit të Pergjithshëm që ka krijuar enkas për hakmarrje.Ai i ndjek kundërshtarët e tij këmba këmbës duke i bërë karshillëk edhe vëllait të tij biollorus Lukashenkos .Hakmarrja e tij i ka shtrirë tentakulat e presionit deri në bizneset e mëdha në të gjithë vëndin.
-Kompromentim korruptiv i politikaneve dhe diplomateve te huaj. Kush është më i sigurt që me qeverinë tonë nuk ka ndodhur si me qeverinë dhe presidentin e Azerbaxhanit që burgoste kundershtarë politikisht dhe disa deputetete të blerë të Parlamentit Europian shkruanin raporte që Azerbaxhani bëri zgjedhje demokratike dhe nuk kishte të dënuar politike në burgjet e Azerbaxhanit?! Po zgjedhjet moniste vendore si u “certifikuan” nga komuniteti ndërkombetar? Si mund të pranohen zgjedhje moniste për pushtetin lokal? Po deputetët fallco dhe parlamentin fiktiv kush i “certifikoi” ? Po mohimin e së drejtës kushtetuese me bazë të paktën 50% te qytetarëve opozitare si dhe pse e toleroi komuniteti ndërkombetar? Cili parlament perëndimor është i imunizuar nga korrupsioni politik dhe blerja e deputetëve të tij nga regjimet autokrakike autoritalariste, që të mos i quajme gjysemdiktaturat ose gjysemdemokracitë, kur deputetët te Bundestagut dalin të joshur nga Azerbaxhani me para ,si dikur presidenti francez Sarkozi nga Gadafi?!-etj etj
Cështja është: A i artikulon strategjia e fushatës e PD -së si duhet këto probleme shumë të mëdha dhe shumë të mprehta që të na shpien në nivelin e fitores? Qytetarët presin që opozita të flas me gjuhën jo të mllefit, por se paku të përjetimit të vuajtjeve të shqiptareve ashtu siç lufton edhe Presidenti Republikës z. Ilir Meta, i cili po sakrifikon edhe interesat e postit të tij për të ndaluar këtë Neodiktaturë dhe për të rikthyer në vënd nivelin normal të demokracisë.
Me duket se strategjia e opozites nuk po i artikulon si duhet te gjitha këto bëma të Ramës që nuk kanë shkaktuar vetëm vuajtje e qytetarëve, por përbëjnë dhe një rrezik real për vendosjen e plotë të një Neodiktaturë apo të regjimi hibrid Gjysëmdemokraci-Gjysëmdiktaturë nëse Rama rrëmben mandatin e tretë.
Deri tani strategjia e opozites merret vetem me varferinë dhe ekonominë( dhe shumë mirë bën) që është jo shkaku por pasoja. Shkaku është thellësisht politik: Vendosja e një Neodiktature që mbështetet në kontrollin kapilar politik të cdo fushe të jetës, me pushtet qëndror dhe lokal, në dhunimin e lirisë dhe të të drejtave të njeriut, madje të të drejtave themelore të njeriut, në korrupsionin dhe shfrytezimin e pasurive të vendit për interesat e një grupi të ngushtë të qeveritarëve dhe oligarkëve. Këtë e di shumë mirë cdo qytetar dhe për këte shkak shumë qytetarë të lëkundur sidomos nga shtresa gri nuk i besojnë dot lehtësisht premtimet e opozitës nëse nuk bindet që Opozita është e vendosur të rrëzoj shkakun e vërtetë: Neodiktaturën.
Kush beson se do të luftohet varfëria dhe do të rritet ekonomia n.q.s nuk garantohet Liria dhe Demokracia dhe nuk shëmbet kjo Neodiktaturë që ka ngritur Rama në cdo fushë të jetës në Shqipëri në këto 8 vjet?!
Pra kjo strategji e opozites duket të arrij te artikuloj plotësisht realitetin politik të nje regjimi hibrid qeverisës dhe politik të vendosur sidomos në këto dy vitet e fundit pas daljes së opozitës nga Kuvendi dhe pas quasi-zgjedhjeve moniste vendore. Strategjia e opozites në këtë fushat duhet të arrij të artikuloj gjuhën e përshtatshme të vuajtjet të shqiptareve nga pasojat e këtij regjimi hibrid.Ajo duhet të vazhdoj deri në fund pozitiviste por gjithmon duhet patur parasysh raporti me kundërshtarin.