BLUETOOTH

Festim Kryeziu – Schwarzkopf: Synoj titullin kampion bote Flet boksieri: Jam shkatërrues në stilin tim

15:47 - 03.04.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Me origjinë nga Kosova por jeton dhe vepron në Gjermani, me përmasa siç thotë ai shkatëruese, djaloshi që nuk njeh humbje e që synon titullin kampion bote, Festim Kryeziu vjen në një bisedë interesante mbi veten për gazetën KOHA.

U bënë disa vite që merresh me këtë sport, na thuaj kush të motivon dhe cilat janë pritshmëritë?

Motivimin krysorë më jep familja, në çdo moment më përkrahin si në ditë të mira ashtu edhe jo aq të mira.

E ke pasur problem fillimin, baticat zbaticat, përkrahja nga dikush?

Normal çdo filim është i vështirë edhe më i vështirë kur të jesh i ri (atëherë 17 vjeçarë) po me mbështetjen e familjes, menaxherit dhe trajnerit e kishte shumë më lehtë tia dal si psiqikisht poashtu financiarisht.

Po ndonjë idhull që mendon se ndjek hapat e tij në botë a ke?

Mike Tyson-i gjithë më ka inspiruar.

Kush mendon sipas teje po ngjitet fuqishëm në sportin që t’i kultivon?

Ka disa boksierë që kanë talent dhe pritet që të dominojnë në këtë sport.

festim5 festim3 festim1 festim4
<
>

Cilat janë planet që ke planifikuar këtë vit?

Në këtë vit kam plane shumë të mëdhaja ndoshta të sfidoj kampionin e botës po pikësëpari duhet të fitoj sfidën e rradhës në Prill.

Po çfarë mendon të arrish në karrierë, cilat janë synimet?

Të bëhem kampion bote.

Sa meçe ke pasur deri më tani, në sa ke dal fitues e sa humbës?

24 meçe, 20 fitore.

A mendon se humbja ndonjëherë të kthen prapa apo të bën më të fortë?

Mendoj se çdo sportist prej humbjeve mëson edhe unë poashtu. Prej mësimeve njeriu bëhet gjithë më i fortë.

Çfarë ju shtyu të merreshit me këtë sport?

Vullneti për me qenë më i forti.

Cilat janë disa cilësi që karakterizojnë një bokser të suksesshme?

Disiplina, guximi, vullneti.

Si do ta përshkruanit stilin tuaj?

Shkatërues.

3 fakte të rastësishme për Festimin që nuk i dinim më parë?

Përgaditi ushqimin në pergaditje vet, dëgjoj këngë me çifteli, më pëlqejnë kafshët.

Cila është një ditë tipike e juaja, 24 orë?

Stërvitje – drekë – fizioterapi – stërvitje – darkë.

Çfarë ka ndryshuar në jetën tuaj gjatë këtyre viteve?

Jam bërë më i vjetër (qesh).

Jeni mjaft aktive në rrjetet sociale?

Jo edhe aq shumë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.