Kryesore

Piktori Buron Kaceli vlerësohet me titullin “Mjeshtër i madh”

18:37 - 03.04.21 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Piktori Buron Kaceli u vlerësua me titullin “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.




Presidenti i akordoi këtë titull Buron Kacelit “Për kontributin e pamohueshëm në jetën artistike dhe kulturore të vendit, si një ndër artistët e rëndësishëm me një krijimtari të bollshme të nivelit mjaft të lartë e me ndikim të rëndësishëm në zhvillimet e artit tonë bashkëkohor”. 

Në ceremoni, Presidenti vlerësoi Kacelin si një ndër artistët me kontribute jo vetëm si piktor.

“Zoti Buron Kaceli, i biri i piktorit të njohur Sadik Kaceli, është aktualisht një ndër artistët e rëndësishëm të vendit tonë, me kontribute jo vetëm si piktor, por mbi të gjitha edhe në organizimin e jetës artistike dhe kulturore të vendit.

Zoti Kaceli, si piktor i njohur dhe i vlerësuar brenda dhe jashtë vendit ka krijuar individualitetin tij artistik, duke bërë që punët e tij të jenë në shumë galeri shtetërore dhe private në vend dhe në botë.” – u shpreh Ilir Meta.

Me të njëjtin titull u vlerësuan edhe Mustafa Arapi (pas vdekjes) dhe Qamil Prizreni.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.