Politike

Agim Bajko në mbështetje të Eljo Hyskos: Ngritje kapacitetesh në industrinë kreative dhe start-up

11:58 - 04.04.21 Gazeta Shqiptare

Pas një periudhe jashtë vëmendjes së jetës publike, ikona e humorit dhe satirës Agim Bajko rishfaqet në mbështetje të angazhimit qw deputeti Eljo Hysko ka sjellw lidhur me industrinë krijuese. Në diskutimin që kandidati për deputet Eljo Hysko organizoi me studentë të Universitetit të Arteve u paraqitën idetë se si mund të zhvillohen dhe fuqizohen më tej kapacitetet e profesionistëve të rinj, si dhe mundwsitw pwr përthithjen e fondeve vendase dhe veҫanërisht të Bashkimit Evropian e më gjerë, qw vendosen nw dispozicion ҫdo vit.
Në këtë takim Agim Bajko, i njohur edhe si pedagog në Akademinë e Arteve dhe jo vetëm si figurë e artit dhe satirës, u mirëprit me entuziazëm nga studentët. Ai ndau përvojën e tij dhe shprehu mbështjetjen për kandidatin për deputet Eljo Hysko, si edhe e përgëzoi për mbështjetjen që synon të japë për industrinë kreative, fuqizimin e teknologjisë dhe inovacionin, agroturizmin, si edhe qasjen për sipërmarrjet start-up në kornizën e gjerë të ekonomisë kreative për zhvillimin e qëndrueshëm.



 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.