Kryesore

“Arma më e fortë e LSI, mbajtja e premtimeve”/ Eriona Bixha: Do çlirojmë ekonominë dhe krijojmë mundësi për punësim

11:46 - 05.04.21 Gazeta Shqiptare

Në një intervistë për gazetën “Standard”, Bixha u shpreh se do të ndalet rënia ekonomike nga kriza e thelle dhe ekonomia do të kthehet në kushtet e tregut të konkurrencës së lirë.



Po ashtu Bixha nënvizon rëndësinë që LSI i jep të rinjve. “Ndryshe nga partitë e tjera politike, në listat zgjedhore të LSI dominojnë kandidatët e rinj, të cilët nuk janë për të plotësuar listën por janë aty sepse LSI beson në vizionin e tyre”.

Si po ju shkon fushata zgjedhore, dhe sa po ju pengon pandemia në fushatën tuaj?

Kete vit fushata zgjedhore ka qene nje fushata krejt ndryshe nga heret e tjera. Situata e pandemise na ka vendosur ne kushte te reja te te berit fushate, edhe pse ne si LSI nuk kemi ndalur asnje dite, asnje ore, asnje minute te te qenurit ne kontakt me anetaret, simpatizantet dhe qytetaret.

Pandemia na ka dhene mundesine per te bere takime te ngushta, ndryshe nga fushatat e tjera ku organizimet masive ishin domunuese, duke na kane dhene mundesine per te krijuar nje marredhenie me personale dhe te ngushte me qytetaret.

Per mua personalisht kjo eshte fushata e 5 qe anagazhohem intesivisht, por di te them qe eshte nder fushatat me reale, me sensitive ku marredhenia me njerezit eshte me njerezorja dhe e verteta.

Cilat janë disa nga idetë që keni për ndryshimin e situatës pas 25 prillit, nëse fitoni mandatin si deputete?

LSI ka nje program real te hartuar me pervojen e profesionisteve me te mire sipas fushave perkatese ku ne fokus mbetet ndalimi i shpopullimit, si fenomen emergjent, arsimi cilësor duke e lidhur me tregun e punes, hapja e vendeve te reja te punes me paga te mirepaguara, programi nga “Bebja ne Bebe” duke mbeshtetur dhe ofruar siguri tek çiftet e reja per krijmin e familjeve te reja, sherbim cilesor shendetesor falas, si dhe rritje te mireqenies ne çdo familje me ane te rimbulsimit 5% ne cdo blerje.

Programi i LSI paraqet politika specifike me efekt te shpejte nisur nga emergjenca per ndryshim duke krijuar me shume mundesi dhe duke sjelle shpresen qe Shqiperia te jete shtepia jone.

Në takimet që keni patur, për çfarë kanë më shumë nevojë, apo cilat janë shqetësimet më kryesore?

Shqetesimet e qytetareve jane te shumta pasi jane lene ne harrese nga qeveria ne ikje dhe pothuajse te gjithe shqiptaret jane me keq sot se 4 vite me pare. Nder shqetesimet kryesore te qytetareve mund te permendim: humbja e shpreses nga rinia e cila nuk e sheh te ardhmen ne vendin tone por larg saj;  pamundesia per te gjetur pune; kosto e larte e jeteses; sistem shendetesor i rrenuar, i cili ka rene pre e koncensioneve duke shtuar kostot per qytetaret; nisur dhe nga situata aktuale te shumta jane edhe shqetesimet per shpenzimet e shumta dhe te pa rimbursuara per te trajtuar Covidin dhe mbi te gjitha pasiguria per te ardhmen.

Gjithashtu, dua te permend edhe veshtiresite ekstreme qe hasin dita dites bizneset e vogla, te cilat mezi mbijetojne mes taksash, tatimesh, cmimeve te larta te energjise e mbi te gjitha borxhet e shumta qe kane per te mbledhur per shkak te varferise se qytetareve.

Pse duhet që votuesit dhe bashkëqytetarët në Tiranë të besojnë votën e 25 prillit tek ju?

Prej me shume se 10 vitesh angazhim intesiv ne politike dhe vendimarrje, konkretisht si anetare e keshillit bashkiak Tirane kam ngritur zerin per çdo shqetesim dhe problematike te banoreve te zones qe perfaqesoj, sidomos te te rinjve, bashkemoshatareve te mi, qe kane qene prioritet i angazhimit tim.

LSI ka treguar se eshte gjithmone prane qytetareve, ne çdo moment si gjate qeverisjes ashtu edhe ne opozite. Pika e forte e LSI eshte se i mban gjithmone premtimet dhe i qendron gjithmone prane qytetareve. Jam e bindur se programi politik i LSI do ti ktheje shpresen tek qytetaret per nje te ardhme me te mire duke ndalur renien ekonomike nga kriza e thelle qe eshte futur, rikthimin e ekonomise ne kushtet e tregut dhe konkurrences se lire, clirimin e ekonomise nga oligarket, krijimin e mundesive per punesim dhe per biznes per te gjithe qytetaret.

Eksperienca juaj gjatë gjithë këtyre viteve në LSI. Si do ta përshkruanit këtë udhëtim tuajin deri tani dhe arsyeja që ju e bëtë pjesë e kësaj force politike ?

Une jam angazhuar ne politike prej 10 vitesh, kur ndiqja studimet per Shkenca Politike, ne Fakultetin e Shkencave Sociale. Kam drejtuar strukturen e studenteve te forumit rinor te LSI-se. Gjithashtu, prej vitit 2012 jam anetare e Kryesise se LSI.

Gjate periudhes 2015-2019 kam sherbyer si anetare e Keshillit Bashkiak te Tiranes dhe e Qarkut Tirane. Shqetesimet dhe problematikat e jetes se perditshme te banoreve te Tiranes dhe ne vecante te te rinjve kane qene prioritet i angazhimit tim si keshilltare. Si grup keshilltaresh, gjithmone kemi qene ne mbrojtje te interesit te qyetetarve duke patur nje rol aktiv, mbeshtetes dhe besues tek qytetaret e Tiranes.

Prej 2017 mbaj edhe pozicionin e Sekretares Organizative te LSI.

Levizja Socialiste per Integrim eshte nje familje e madhe per mua, ne te cilen une jam rritur  politikisht por edhe profesionalisht. Fale besimit, promovimit, parimit te demokracise se brendshme dhe meritokracise ne LSI une dhe shume te rinje te tjere kemi gjetur mundesite, frymen dhe hapesirat qe Shqiperia do te behet nje vend me standarte Europiane pikerisht nga angazhimi dhe dashuria qe ne i falim vendit tone.

Mendoni që në parlamentin e ardhshëm do të kemi më shumë të rinj?

Perzgjedhja e kandidateve per perfaqesimin ne parlament eshte pergjegjesi e partive politike.

LSI, si asnje parti tjeter, qe prej themelimit ka treguar se ka prioritet rinine duke i krijuar hapesira dhe duke i besuar ne organe vendimarrese.

LSI eshte partia e pare politike qe ka sanksionuar ne menyre statuore pjesemarrjen e rinise ne strukturat e saj dhe ne vendim-marrje. Ndryshe nga partite e tjera politike, ne listat zgjedhore te LSI dominojne kandidatet e rinj, te cilet nuk jane per te plotesuar listen por jane aty sepse LSI beson ne vizionin e tyre

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.