AKTUALITET

Efektet psikologjike të pandemisë në mësimdhënie tek mësuesit gjatë periudhës mars 2020 – janar 2021 në AMU

10:10 - 05.04.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Efektet psikologjike të pandemisë në mësimdhënie tek mësuesit gjatë periudhës mars 2020 – janar 2021 në AMU (klasa 5-9)




Nga Ma. Anila Çota* –  Msc. Sonila Luzi *

Elbasan – Shkolla është një insti tucion i projektuar për mësimin e nxënësve nën orjentimin e mësuesve. Shumica e vendeve kanë sisteme të arsimit formal, i cili zakonisht është i detyrueshëm. Kështu në Shqipëri kemi zhvillimin e mësimit në klasa fizike dhe zhvillimin interaktiv te mësimit midis mësuesit dhe nxënësit. Referuar ngjarjeve te fundit siç është edhe pandemia Covid-19 ky rend global i mësimdhënies u detyrua të ndryshohej dhe të adaptohej në metoda të reja inovative siç është mësimi online. Mbyllja e institucioneve arsimore për shkak të masave parandaluese ndaj përhapjes së Covid-19 ka ndikuar në arsimimin, mirëqenien dhe mënyrën e funksionimit të të gjithë përbërësve të sistemit arsimor në botë dhe detyrimisht edhe në Shqipëri. Në kohën që procesi i zhvendosjes së mësimit në formatin online është bërë tashmë pjesë e shumë institucioneve edukative në vende të ndryshme të botës, një sërë faktorësh të ndërlidhur me cilësinë e institucioneve arsimore, mësuesit, prindërit dhe nxënësit, në ndërveprim me ndryshimet në gjendjen e tyre emocionale e psikologjike të shkaktuar nga ndryshimi i formatit të mësimit, dhe izolimi në shtëpi, supozohet të jenë faktorë kontribues të cilët mund ta ndikojnë kualitetin e realizimit të mësimit online, performanën e mësuesve, njohuritë dhe shkathtësitë e nxënësve. Përhapja e Covid-19 gjithashtu ka shkaktuar frikë, ankth dhe shqetësime të tjera tek qytetarët në vende të ndryshme të botës (NCIRD, 2020). Shqetësimet e mësuesve të angazhuar në proceset mësimore është vërejtur të jenë të lidhura me mundësitë për të realizuar mësimin online për shkak të nivelit të njohurive dhe shkathtësive të tyre për përdorimin e teknologjisë, qasjen në teknologji, dhe izolimin në shtëpi. Shqetësime të tilla janë raportuar në veçanti nga shtetet në të cilat, para rrethanave të krijuara nga masat parandaluese kundër përhapjes së Covid-19, niveli i përdorimit të teknologjisë në klasë nga mësuesit është deklaruar tejet i ulët (Unesco, Mars, 2020) krrahasuar kjo edhe me pë rqasjet dhe mundë sitë që ofron sistemi arsimor shqiptar, që janë normalisht të ulta. Po ashtu, kërkesat për të zhvendosur mësimin në formatin online, është raportuar të kenë ndikuar gjithashtu në rritjen e nivelit të stresit dhe ankthit të më suesve në pjesë të ndryshme të botës (po aty, 2020) ashtu si edhe tek më suesit në sistemin arsimor shqiptar. Nevojapër të zhvendosur mësimin online gjithashtu është vlerësuar si përparësi. Mundësia për të arritur zhvillimet në fushën e edukimit digjital, për të cilat në rrethana të tjera do nevojiteshin vite të tëra, është konsideruar një ndër përparësitë e zhvendosjes së mësimit në formatin online (Lurvnik, 2020). Zhvendosja e mësimit në këtë format po ashtu është vlerësuar si mundësi e mirë për mësuesit dhe nxënësit që të fuqizohen, të bëhen më kreativë dhe inovativë (Yokozeki, 2020).
Qëllimi
Qëllimi i këtij studimi është që të evidentohet impakti që pandemia Covid-19 solli në mësimdhënie specifikisht tek mësuesit në mënyrën se si ata po përballojnë mësimdhenien online, atë të kombinuar si dhe atë me turne gjatë periudhës Mars 2020 – Janar 2021.
Hipotezat
– Ndryshimi i strategjive të mësimdhënies ka ndikuar në gjendjen psikologjike të mësuesve
– Mësimdhënia në platformat dixhitale ka ndikuar në evoluimin e mësimit online
– Mësuesit kanë ndjerë nevojen për motivim nga institucionet eprore si ZVAP ne nivele te ndryshme.
Impakti i covid-19 në jetën e përditshme
Mund të themi me plot bindje se ndryshimet e papritura gjithmonë sjellin nje impakt psikologjik domethënës në jetën e gjithesecilit . Duke ju referuar situatës së Covid-19 të gjithë jemi prekur në cdo aspect jetesor si ekonomik ashtu edhe psikologjik . Lidhur me këtë I mbetemi karakterit psikologjik ku ndjesia me e parë që të gjithë ne kemi ndjere eshte FRIKA.
Frika në psikologji përbëhet prej gjashtë emocioneve themelore të identifikuara nga psikologu amerikan Paul Ekman (1972, 1987). Me emocione themelore nënkuptojmë ato emocione që përjetohen nga të gjitha qeniet njerëzore, pavarësisht nga karakteristikatë tilla si kultura e përkatësisë, seksi, mosha, përkatësia etnike, etj.Ne mund ta përcaktojmë frikën si një gjendje emocionale të karakterizuar nga një ndjenjë rreziku, për veten ose për të tjerët, të lidhur me një situatë ose stimul të veçantë. Frika ushqehet nga tensioni dhe pasiguria, të cilat na pengojnë të jemi në gjendje të kuptojmë qartë dhe pa mëdyshje se cilat do të jenë pasojat me të cilat do të përballemi. Frika mund të lindë nga një stimul i përcaktuar ose të ketë diçka të pacaktuar si objekt të tij, të cilën ne nuk mund ta identifikojmë.
Pra, çfarë do të thotë të pranosh që pandemia e Covid-19 na frikëson?
Do të thotë të jemi në gjendje të kuptojmë se ndjehemi në një situatë rreziku si për veten tonë, ashtu edhe për njerëzit afër nesh dhe për të tjerët në përgjithësi, dhe se ky rrezik është i lidhur me rrezikun biologjik të infektimit me Covid-19. Do të thotë të pyesim veten nëse frika që ndiejmë në këtë situatë është proporcionale me rrezikun e vërtetë që po përjetojmë dhe, nëse po, a është i dobishëm dhe funksional për të mbrojtur dhe shpëtuar nga rreziku vetë.Kjo situatë është e nxitur nga tensioni dhe pasiguria, dhe nga të cilat ne nuk mund të nxjerrim qartë pasojat në nivelin shëndetësor, ekonomik, social dhe psikologjik.Sa i përket stimujve që shkaktojnë frikë, sigurisht mund të themi se kryesori përfaqësohet nga virusi, të cilit duhet t’i shtohet shqetësimi në lidhje me vdekjen, vuajtjet, ngjitjen tek të tjerët.
Impakti i covid-19 ne sistemin arsimor
Ndryshimet në arsim janë vërtetuar se mund të shoqërohen me një sërë faktorësh të tjerë, qoftë nëse ky ndryshim ndodhë për shkak të masave parandaluese ndaj përhapjes së pandemive, duhet të ndodhë brenda një periudhe të shkurtër dhe të shpejtë ose është pjesë e reformave brenda sistemeve arsimore. Prandaj, derisa ndryshimi përcaktohet si krijim i diçkaje të pazakontë dhe përfshin gjithçka që është ndryshe nga normalja e përditshme(Flamholtz & Randle, 2008) në kë të më nyrë bazuar në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Mbrojtjes Sociale për situatën e pandemisë së shkaktuar nga COVID –19 dhe në vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve, MASR në bashkëpunim me ASCAP-in dhe me institucione të tjera të varësisë kanë përgatitur shtojcën 1 të udhëzuesit të fillimit të vitit shkollor 2020 – 2021 (UDHËZUES PËR VLERËSIMIN E NXËNËSVE GJATË MËSIMIT NË DISTANCË DHE PËR MBYLLJEN E VITIT SHKOLLOR 2019-2020). Shkollat, ZVAP-të, DRAP-et dhe DPAP, duke u bazuar në udhëzuesin dhe në këtë shtojcë, si dhe në vendimmarrjet e MASR-së, kane bere pershtatjen dhe jane duke e realizuar mësimin sipas varianteve përkatëse të skenarit 2 që do të zbatohet.
Rimodelimi I strategjive te mësimdhenies
Mësimi në klasë ka disa përparësi që janë të padiskutueshme.
– Në radhë të parë, familjariteti me këtë lloj situate si për mësuesin, ashtu edhe për nxënësin.
– Së dyti, mundësia për mësuesin për të kalibruar dhe korrigjuar gjatë shpjegimit, nëpërmjet feedback-ut të menjëhershëm që merr nga reagimet e nxënësve, pyetjet e gjestet.
– Së treti, afërsia e nxënësve që arrijnë të krijojnë grupe të përbashkëta pune e që bashkëpunojnë për arritjen e qëllimeve.
Kthimi I mësimit online
Mësimi online (arsimi në distancë) është përkufizuar si mësimi që u jepet nxënësve në largësi pa kontaktin e zakonshëm në klasë ballë për ballë me mësuesin. Mësimi online përfshin të nxënit përmes materialeve të shtypura në shtëpi, programeve radio ose televizive dhe ato online. Të mësuarit online në përgjithësi kuptohet si arsimi që zhvillohet në internet. Mund të jetë pjesë e programeve të arsimit në distancë, por përdoret gjithashtu për të plotësuar të nxënit me bazë klasën (të nxënit e kombinuar). Nxënësit mund të studiojnë online në shtëpi ose në klasat e tyre dhe me moshatarët e tyre. Të mësuarit online përdor një gamë formatesh, shpesh duke kombinuar teknologjinë me bazë internetin dhe aplikacionet e teknologjisë arsimore që mund të përdoren online si edhe offline.
Mësimi online mund të bëhet në disa mënyra:
1. Mësimeve të transmetuara në Radio Televizionin Shqiptar (RTSH),
2. Mësimeve të transmetuara në kanalin youtube të MASR-së dhe mësimeve përmes platformave tëndryshme që mundësojnë krijimin e klasave virtuale, MASR-ja dhe ASCAP-i kanë përgatitur njëlistë temash unike për secilën lëndë dhe për secilën klasë të arsimit të mesëm të ulët që do tëpërdoret nga të gjithë mësuesit sipas profileve përkatëse perms platformes Academia.al.
3. Materialet e vëna në disposizion për një mësim individual a të shoqëruar nga një i rritur.
4. Mënyra direkte, ajo që lejon një mësim bashkëpunues nëpërmjet përdorimit të grupit të punës, ballafaqimit me të tjerët e mësuesit. Elementi më i rëndësishëm i këtij modeli është ideja e komunikimit dhe e mësimit si procese sociale duke pë rdorur platformat sociale .
Efektet pozitive dhe negative të mësimit online
Efektet e përdorimit të teknologjisë në institucionet arsimore janë hulumtuar edhe shumë vite më parë nga studiues të fushës së edukimit, përmes të cilëve është vërtetuar dhe promovuar se teknologjia mund të asistojë në procese të ndryshme arsimore (Brown, 2012, Dermentzi et al., 2016, Hung & Yyen, 2010), të ketë ndikim pozitiv në mbështetjen e të nxënit tek nxënësit (Dyson et al., 2015), të asistojë mësimdhënësit, dhe të ndihmojë ata në avancimin dhe zhvillimin profesional (Manca & Raineri, 2017; Donelan, 2016). Prandaj, integrimi i teknologjisë në klasë është promovuar dhe mbështetur tani e shumë vite në vende të ndryshme të botës (Cope &Ë ard, 2002).
Disa nga përparësitë e mësimit online janë:
• Mundësia që përmbajtja e këtyre materialeve të jenë të disponueshme e të përdoret në çdo moment a vend ku ndodheni.
• Komunikimi mund të jetë i tipit “një me një”, “një me shumë ” ose “shumë me shumë ”.
• Në aspektin kohor, nxënësit mund të komunikojnë me mësuesit ose me bashkëmoshatarët në kohë reale, si me mesazhe apo audio/video nëpërmjet platformave sociale dhe programeve të posacme.
• Kapërcen jo vetëm barierrat e kohës dhe hapësirës, por edhe mundëson një fleksibilitet më të madh në mënyrat e në stilet e të mësuarit. Kjo sjell personalizimin e këtij procesi me objektiva specifike për të gjithë, sidomos për ata që nisen nga situata të pafavorshme, jo të shkaktuara nga kjo situatë.
Disa nga mangesitë e kësaj procedure janë:
• Problemet teknologjike, si për shembull, mundësia për të hyrë në rrjet, shpejtësia me të cilin përçohen të dhënat, njohuritë teknologjike të përdoruesve, aftësitë për të manipuluar tekstet nëpërmjet programeve të të shkruarit me video ose të ruajtjes e arkivimit.
• Menaxhimi i kohës. Jo të gjithë janë në gjendje të menaxhojnë kohën në mënyrë fleksibël e të programuar, për të lexuar materialet e kurseve në momentet më të përshtatshme e për të kryer detyrat e caktuara brenda afateve të dhëna.
• Për të përfituar sa më shumë nga mundësitë e kësaj metodologjie, përdoruesit duhet të ndërveprojnë me nxënësit, të ndajnë punën, të inkurajojnë pjesëmarrjen e nxënësve të tjerë.
• Nëse mundësitë e aksesit në internet nuk janë optimale për të gjithë, rrezikohet alienimi i disa anëtarëve të klasës virtuale e rrjedhimisht ata që nuk kanë mundësi të jenë gjithmonë në kontakt do të mbeten pas.
• Persa i përket menaxhimit në familje, nëse flasim për familje që kanë më shumë se një fëmijë në shkollë ose akoma më keq, kur edhe vetë prindërit punojnë në “smart ë orking” ose nuk kanë kompetencat e duhura për të ndihmuar dhe ndjekur femijët në bërjen e detyrave, kjo bëhet dhe më e vështirë dhe rrezikon të shndërrohet në një situatë diskriminuese për ata qe nuk e kanë këtë mundësi.
Përshtatja e mësuesve me strategjitë e reja të mësimdhënies
Mësuesit përsëri gjetën rrugëdalje në këtë sfidë, duke u mësuar fëmijëve që mësimi nuk duhet ndaluar as atëherë kur humbet mundësia, as atëherë kur s’kemi bankë dhe tabelë. Misioni i një mësimdhënësi të suksesshëm është që ta bëjë nxënësin e tij ta kalojë situatën e vështirë dhe të integrohet me atë çfarë po i servirim për të realizuar.Në një situatë të tillë, ku ndodhemi për më shumë se dy muaj, nuk është e thjeshtë të punosh nga shtëpia si profesioniste, të kesh drekën gati si një amvisë e mirë, të përgatisësh fëmijët me detyrat e tyre si një prind i përgjegjshëm, në të njëjtën kohë gjithashtu, të përgatitesh në mënyrën më perfekte të mundshme mësimet për nxënësit, e me radhë. Pavarësisht zotësisë për të bërë shumë gjëra në një kohë, nuk mund të pretendojmë maksimalen për të gjitha.
Efektet psikologjike tek mësuesit
Të gjendur përballë një situate të re të papërjetuar më parë normalisht që sjell konfuzion dhe pasiguri tek mësuesit, në mënyrën se si do të duhet të proçedojnë në dhënien e mësimit. Nisur nga studime dhe hulumtime paraprake rreth përjetimeve të mësuesve për situatën listojmë një sërë efektesh si:
1. rraskapitja mendore
2. pesimizë m dhe dekurajim
3. ankth te pë rgjithshë m
4. mungesë përqë ndrimi
5. frustrim
6. demotiuvim
7. stres
Roli i psikologut shkollor në mbështethje të mësuesit.
Psikologët shkollorë janë normalisht persona kyç që ndikojnë në përmirësimin e veprimtarisë mësimore edukative në shkolla. Njohin dhe kuptojnë saktësisht politikat dhe çështjet e edukimit dhe arsimit, të cilat dalin nga puna edukative në shkollat ku punojnë. Ata janë të pajisur me mjete profesionale, dhe kanë trajnimin e duhur për të kryer vlerësimtë nxënësit, dhe stileve konjitive të të nxënit duka pasur qëllim planifikimin edukativ mësimor. Kanë trajnimin e duhur për të njohur dhe diagnostikuar një sërë çrregullimesh fëminore tësjelljes dhe të të nxënit. Mbajnë kontakte e marrëdhënie të rregullta dhe të drejtëpërdrejta me nxënësit, mësuesit dhe komunitetin. Në këtë rast psikologët shkollorë ndërhyjnë me anë të instrumentave si teste dhe trajnime në kuadër të përballimit të situatave emergjente , sic është edhe Covid-19, duke ju ardhur në ndihmë mësuesve në përballimin e situatave stresante . Psikologu shkollor gjithashtu orienton dhe këshillon mësuesin , kur ai ka nevojë , se si të menaxhojë situatat e reja në mësimdhënie, se si të krijojë klimën e duhur për ti bërë ballë emocioneve që ai ndien si pasojë e ndryshimit të praktikave mësimdhënëse.
KONKLUZIONE
Së fundmi duke përmbyllur shkurtimisht gjetjet e studimit themi se :
• Bazuar në të dhënat e rezultateve përsai përket hipotezës “ Si ka ndikuar ndryshimi i strategjive të mësimdhënies në gjendjen psikologjike të mësuesve? – vërtetohet se ndryshimi i strategjive të mësimdhënies nuk ka ndihmuar negatisht në gjendjen psikologjike të mësuesve në të kundërt 45% e mësuesve shprehen në shkallën Aspak , që të kenë ndjenja pesimizmi dhe dekurajimi dhe 71.3% e tyre shprehen në shkallën Aspak, që të kenë humbje të kënaqësisë për të dhënë mësim.
• Gjithashtu përsa i përket hipotezës “Si ka ndikuar mësimdhënia në platformat dixhitale në evoluimin e mësimit online “ -66.8% e mësuesve shprehen në shkallën Shumë për rritjen e energjisë dhe dëshirës për të sjellë materiale të reja në mësimin online si edhe 52.9% e tyre shprehen në shkallën Shumë ,që janë ndjerë të motivuar për të dhënë mësim me metoda të reja online.
• Si përfundim referuar përsëri të dhënave të anketimit përsa i përket hipotezës “A është ndjerë nga mësuesit nevoja për motivim nga institucionet eprore si ZVAP dhe në c’nivele është kryer ai?” – të dhënat e këtij studimi tregojnë që suportii i ZVAP ka motivuar në përmirësimin e cilësisë së mesimdhënies online tek mësuesit, ku 52.6% e tyre shprehen në shkallën Shumë mbi rritjen e motvivimitnga ZVAP siedhe 69.2% e mësueveshprehennëshkallënShumëmbindjenjën e motivimit për të cuar përpara misionin e mësimit online,
REKOMANDIME
• Mësuesit të mos hezitojnë të kërkojnë ndihmën e psikologut shkollor apo edhe kolegëve në raste nevoje për të plotësuar detyrat e tij por edhe për të përballuar situate të ndryshme me nxënësit që vijnë si pasojë e mësimit online.
• Mësuesit nuk duhet të hezitojnë së kërkuari ndihmë rreth formës së mësimit online, në mënyrë që të marrin udhëzimet e duhura, sepse kjo formë e mësimit është e re dhe pak e eksploruar.
• Të përcaktojnë orarin e punës, në mënyrë që të menaxhohet koha, duke ofruar materiale për nxënësit aq sa janë të nevojshme, për të mos i mbingarkuar këta të fundit
• Mësuesit të kenë vetbesim në aftësitë e tyre profesionale për tia dalë me sukses sfidave dhe barrierave që sjell mësimi online duke pasur parasysh që rrethanat në të cilat ndodhemi është e vështirë të arrihen të gjitha objektivat ;
• Të përkushtohen në punën e tyre brënda mundësive fizike dhe psikologjike duke u liruar nga stresi, sepse stresi më pas mund të reflektohet edhe tek nxënësit si edhe tek vetë performance e tyre.
* Drejtore e Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar Elbasan
* Psikologe Edukimi

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.