Kryesore

Ministrja Etilda Gjonaj njofton fillimin e vaksinimit të Policisë së Burgjeve

16:14 - 05.04.21 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Premtim i mbajtur! Këtë deklaron Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj mbi fillimin e vaksinimit të stafeve policore të sigurisë të institucioneve të ekzekutimit të veprave penale në Shqipëri. Ministrja Gjonaj shprehet se policët e burgjeve po i nënshtrohen të njëjtit trajtim si forcat e Policisë së shtetit dhe se vaksinimi është me prioritet maksimal për këtë kategori.




Në një reagim në rrjetet sociale, Ministrja e Drejtësisë Gjonaj shprehet se pas vaksinimit të personelit mjekësor të burgjeve, ku deri tani janë vaksinuar 160 punonjës shëndetësorë të sistemit penitenciar në mbarë vendin, tashmë ka filluar edhe vaksinimi i gjerë i punonjësve me uniformën e Policisë së Burgjeve.

Duke filluar nga data 4 Prill 2021, personeli policor i ngarkuar me ruajtjen e sigurisë në burgjet e vendit, ka nisur procesin e vaksinimit dhe IEVP-të e para që i janë nënshtruar injeksioneve anticovid kanë qenë ato të Rrogozhinës, Krujës, Durrësit, Kavajës, Beratit, Tepelenës, Fushë Krujës, Lezhës, etj. Nga sot e në vijim procesi po ecën me ritme të shpejta vaksinimi për të garantuar mbrojtjen anticovid edhe të kësaj kategorie uniformash me rëndësi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.