OPINION

Vjosa zgjidhet, kori zgërdhihet

11:50 - 05.04.21 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play
Elmaz Sherifi 
Kur Albin Kurti dhe Vjosa Osmani hyne bashkerisht ne fushaten zgjedhore per tu votuar kryeminister dhe presidente, shume analiste ne Tirane qeshnin ironikisht dhe shpreheshin tejet te bindur, se projekti ishte thjesht nje deshire e as kishte per te ndodhur, sepse, sipas “korit vajtues”, Albini ishte i padeshiruar nga SHBA dhe Vjosa nuk kishte besimin e zgjedhesve dardane.
Dje Kuvendi i Kosoves e zgjodhi Vjosen kryetare te shtetit me shumice te cilesuar.
Zgjedhja e saj plotesoi standardin e konsolidimit te institucioneve demokratike ne Dardani dhe pershendetjet nga Amerika dhe Europa rrodhen si “Vjosa” ne pranvere. Perfytyroni si jane zgerdheshur fytyrat e vrerosura ne Tirane, qe me pare e quanin te pamundur realizimin e “skenarit Albin-Vjosa”.
Ani ska derte ! Rendesi ka plotesimi i Kosoves me te gjitha institucionet e shtetit te se drejtes, te dala nga zgjedhjet e lira e demokratike, te cilat i bejne karshillek Shqiperise e cila eshte ne prag zgjedhje dhe kercenohet nga “despotizmi zgjedhor”, qe tallet me zgjedhesit shqiptare duke iu fshire emerat kandidateve per deputet dhe i detyron zgjedhesit te votojne numera.
Urime pa fund per kryetaren e shtetit te Dardanise Vjosa !





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.