Kryesore

Habitën Dubain kur dolën nudo në ballkonin e hotelit, jepet dënimi për 11 modelet

11:35 - 06.04.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Imazhet ku shfaqeshin disa modele nudo, në ballkonin e një hoteli në Dubai, kanë shkaktuar shumë bujë ditët e fundit.




Ata janë identifikuar si 11 modele ukrainase, e sipas BBC, ata tanimë janë arrestuar. Ndërsa po ashtu, edhe një burrë rus është vendosur në pranga.

BBC shkruan se vajzat, të cilat ishin pjesë e një projekti modelingu, do të përballen me gjashtë muaj burgim dhe një gjobë deri në 1.000 euro për imoralitet në publik.

Ligjet e Dubait, ndalojnë pirjen e alkoolit në publik pa leje, ose puthje në publik dhe shpërndarjen e përmbajtjeve pornografike.

Policia në Dubai është shprehur se:

“Një sjellje e tillë është e papranueshme dhe nuk pasqyron vlerat dhe etikën e shoqërisë Emirate”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.