Kryesore

Vuçiç bën vaksinën kineze anti-Covid, ja mesazhi për qytetarët

15:07 - 06.04.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u vaksinua të martën me vaksinën kineze Sinopharm kundër koronavirusit. Ngjarja u transmetua në televizion, në përpjekje për t’i inkurajuar serbët që të vaksinohen.




“E mora vaksinën dhe ndihem shkëlqyeshëm”, shkroi Vuçiç në profilin e tij në Instagram. “Faleminderit punonjësve tanë të shkëlqyeshëm shëndetësorë. Faleminderit vëllezërve tanë kinezë”, shtoi ai.

Vuçiç ka kritikuar publikisht Bashkimin Evropian për qasjen e tij ndaj pandemisë së koronavirusit, me gjithë dhjetëra miliona dollarët ndihma për kujdesin shëndetësor në Serbi.

Serbia ka siguruar doza të mëdha të vaksinave nga Kina dhe Moska, por edhe nga prodhuesit perëndimorë Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca.

Mbi 1.5 milion serbë kanë marrë tashmë së paku një dozë të vaksinës. Por, rezistenca e ashpër dhe mosbesimi kanë bllokuar regjistrimet për vaksinim.

Muajin e kaluar, zyrtarët serbë kanë hapur mundësinë edhe për të huajt që të vaksinohen në Serbi./rel


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.