BLUETOOTH

Bianca Junzell: Po sjell energji të re në skenën shqiptare

20:34 - 07.04.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është rikthyer në muzikë, rrugë të cilën e kishte lënë para disa viteve por tashmë fuqishëm duke sjellë kështu projekte të shumta. Jeton në Suedi por nuk e ka haruar gjuhën shqipe dhe meloditë të cilat i ka bërë më herët. Bianca Junzell vjen në një bisedë ndryshe jashtë muzikës për të njohur më shumë atë.




Çfarë je në gjendje të bësh me një mikrofon në dorë dhe me një publik përpara?

Tash kanë ndryshuar gjërat dhe nuk janë si përpara, para shumë vitesh ndoshta ka qenë më kënaqësi sepse edhe koncertet dhe eventet janë bërë më ndryshe se tash, e në kohën që ne e quajmë modern sigurisht që është shumë më ndryshe, me një mikrofon në dorë patjetër që të del publiku i kënaqur sepse kjo është dhe arsyeja.

Me çfarë do të doje ta sfidoje veten artistikisht e profesionalisht?

E kam sfiduar veten në shumë drejtime, si këngëtare por edhe në fushën e modës pse jo, ndoshta si artiste me pak fjalë sepse artin e dua shumë dhe është një gjë që më flenë në zemër.

Je mërzitur ndonjëherë duke kënduar?

Jo, pasiqë unë kam kënduar që e re pastaj dhe kam pauzuar, ndoshta kjo pauza më ka mbushur me energji të cilën tash po e shfaq.

Si nis ideja e një kënge e më pas, e një klipi për ty?

Krejt rastësisht sepse e kam pasur muzikën ëndërr, familja më shumë dhe insistimi i tyre ka bërë që unë të vazhdoj aty ku kasha mbetur, tash me hapa më të përshpejtuar sigurisht.

Ka ndonjë person me të cilin nuk ke patur mundësinë të punosh, por që do të doje të punoje?

Nuk e di, unë pasiqë jetoj në Suedi tash kam nisur të njoh më shumë producentët shqiptarë të cilët janë shumë dhe super të talentuar, unë mendoj se është fat të punosh me secilin prej tyre sepse produktet finale dalin më ndryshe.

Një këngë që nuk është për shijen tënde…

Nuk punoj ashtu këngë sepse i kam vënë qëllim vetes që do bëj vetëm këngë të bukura.

Si e konsideron veten në muzikë?

Pak më unike në shumë aspekte.

Je dakord me muzikën që po bëhet në këto kohë, pak para nisjes së pandemisë?

Tash nuk jam unë kompetente të flas në këtë drejtim sepse shoh vetëm punën dhe muzikën time, ndoshta do ishte mirë që të ketë një lloj rendi por secili e ka mendimin dhe shijen e vet.

Ka diçka që nuk të pëlqen në këtë pikë?

Ndoshta ka shumë gjëra por edhe nuk dua të vras mendjen shumë.

I bën kjo gjërat më të lehta apo më të vështira?

Për mua i bën më të lehta.

Çfarë të bën nervoz?

Kohës së fundit asgjë, jam tip shumë pozitiv dhe nuk e vras mendjen shumë.

Kënga më me vlerë shpirtërore që ke realizuar deri më tani?

Kam bërë disa dhe të gjitha i kam punuar me shpirt.

Një gjë për të cilën ke qenë konfuze gjatë karrierës tënde muzikore…

Ndroja që të filloja përsëri sepse nuk e dija si do të reagojë publiku, të dija se do më presin kaq bukur do kisha nisur më herët.

Me çfarë e ke edukuar shpirtin?

Me gjëra të mira, gjëra të bukura e me shumë pozitivitet dhe me një familje super të lumtur.

Nëpër cilën rrugë i ke hedhur hapat në muzikë?

I kam trasuar shumë herët si thash më lartë dhe vazhdimin e kam pasur më lehtë.

Muzika është vetëm për veshin apo edhe për sytë?

Varet se kush si e percepton.

Në duart e kujt do ta lije me kënaqësi zërin tënd?

Në duart e askujt sepse zëri është një gjë unike dhe nuk i lihet askujt, ndoshta fëmijët mund të trashëgojnë, ku i dihet.

Në ç’pikë do të doje të përmirësoheshe?

Tash ne nuk jemi askush perfekt por për momentin nuk mendoj që duhet të përmirësohem.

Je më i/e prirur të kapësh cilësitë e mira apo të këqija të të tjerëve?

Patjetër që të mirat, thash që mundohem të jem sa më pozitive andaj nuk shoh gjëra të këqija unë.

Një kujtim i ëmbël fëmijërie…

Kam pasur një fëmijëri të lumtur, nuk e di, nuk mund të ndaj ndonjë gjë tash nuk më bie ndërmend…

Në fund, nëse të them: “Faleminderit, ti, çfarë më thua?

Faleminderit edhe unë, sepse është një fjalë me shumë vlera që shumica edhe nuk ia dinë vlerën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.