BOTA

Llogaritë e lidhura me PMOI/MEK dhe NCRI nuk janë fshirë

20:28 - 07.04.21 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në kundërshtim me pretendimet e dyshimta e jo të besueshme të fashizmit fetar në Iran, si dhe të agjentëve e lobeve të tij që veprojnë nën maska të ndryshme, asnjë nga llogaritë që i përkasin Mujahedin-e Khalq (MEK / PMOI) dhe Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) nuk është mbyllur. Duke qenë se nuk është shkelur asnjë prej rregullave të Facebook, pretendimi se ekziston një grup i lidhur me MEK në Shqipëri i cili bën postime provokative online është qesharak dhe absolutisht i rremë. Ky pretendim është bërë për herë të parë nga Javad Zarif dhe Hamid Baeidinejad, ambasadori i mullahëve në Mbretërinë e Bashkuar, në 2018-ën.




Agjencia shtetërore e lajmeve ISNA e pati cituar ambasadorin e regjimit në Londër, Saeed Baeidinejad, më 16 shtator 2018, tek thoshte se MEK “prodhon miliona mesazhe në formën e hashtag-eve subversive çdo ditë, duke përdorur teknologjitë më të avancuara të informacionit.” Ai i bënte thirrje Twitter-it që ta “ndjekë kërkesën zyrtare të Dr. Zarif për t’i mbyllur llogaritë e rreme që dërgojnë hashtag-e subversive kundër Iranit.”

Në një postim të njëjtën ditë, Javad Zarif bëri thirrje për mbylljen e llogarive në Twitter të mbështetësve të rezistencës. Kështu, përfaqësuesi i paturp i regjimit që i ka privuar 80 milion iranianë nga rrjetet sociale ka tre vite që jep urdhra për mbylljen e llogarive të kundërshtarëve të regjimit.

Ndërkohë, Twitter, Facebook, dhe Instagram kanë mbyllur të paktën 25,000 llogari të regjimit deri tani, duke përfshirë ato llogari që kohët e fundit kanë ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të SHBA në shkelje të të gjitha ligjeve e rregullave. Vlen të përmendet gjithashtu se janë pezulluar edhe llogaritë e Khamenei’-t në Twitter në gjuhë të ndryshme.

Në qershor 2019, regjimi klerikal dhe apologjetët e tij patën folur me hiperbola për sa i përket asaj që ata e quanin llogari të rreme të lidhur me MEK-un nën emrin e Heshmat Alavi. Ata nisën një fushatë propagandistike duke përdorur një artikull plot fakte të rreme nga “The Intercept” dhe disa programe të radiove perse për të shpërndarë historinë e tyre të rreme lidhur me këtë llogari dhe llogaritë e MEK. Por pak ditë më vonë, pas një hetimi të plotë dhe sigurimit që llogaria e Alavi-t ishte e besueshme dhe drejtohej nga një person real, Twitter e rihapi llogarinë e Alavi-t duke e ekspozuar edhe më tej fushatën demonizuese. Në atë kohë, ambasadori i regjimit në Londër, duke përsëritur fjalët e “kritikëve” të MEK, pati postuar në Twitter:

Tani, të gjendur përballë raportit hetimor të Threadstone71 dhe skandalit madhor lidhur me fushatën kibernetike të regjimit iranian kundër Samitit Global Irani i Lirë më 17 korrik 2020, lobi që mbështet mullahët ka cituar “Raportin e Marsit 2021 mbi Sjelljet e Koordinuara Jo Autentike” të Facebook mbi 11 shtete, raport i cili mbështetet fuqishëm në mbulimet e mëparshme negative të mediave ndaj MEK-ut, mbulime mediatike të cilat kanë si burime agjentët e inteligjencës të regjimit iranian, dhe ka vënë në dukje në mënyrë qesharake “shkeljet” e MEK në Shqipëri, duke pretenduar se ata janë përfshirë në veprimtari të padëshirueshme për të ndikuar tek situata politike në Iran!

Për këtë arsye, Facebook ka thënë se ka mbyllur 128 llogari, 41 faqe, 21 grupe, dhe 146 llogari në Instagram të cilat kishin në shënjestër audiencat globale, duke përfshirë Iranin”. Arsyetimi qesharak ishte se “E kemi gjetur këtë rrjet si pjesë e hetimeve tona të brendshme dhe e kemi lidhur me MEK, një grup i mërguar dhe militant opozitar nga Irani, tashmë me bazë në Shqipëri.” I njëjti raport thekson: “Nuk kemi gjetur prova të përdorimit të automatizimit për drejtimin e këtyre aseteve. Sistemet tona të automatizuara i kanë çaktivizuar disa nga këto llogari për…. dhunë dhe nxitje për veprimtari të paligjshme.”

Diktatura fetare që sundon Iranin, së bashku me mbështetësit, lobet, dhe operativët e saj, po përpiqet me këtë mënyrë të hakmerret ndaj goditjes që mori pas verdiktit të një gjykate në Anversa të Belgjikës, dhe ta heqë nga vëmendja publike dënimin e diplomatit terrorist të saj.

Sigurisht, Facebook apo çdo autoritet tjetër mund t’i kishte kontrolluar shumë lehtë, dhe mund t’i kontrollojë edhe tani, llogaritë që supozon se i përkasin PMOI/MEK dhe NCRI-së. Citimi i disa artikujve e burimeve të dyshimta të lidhura me regjimin e mullahëve për të goditur Rezistencën Iraniane është një veprim që nuk ka besueshmëri dhe është pjesë e një fushate demonizimi tepër të njohur tashmë .

MEK nuk ka përdorur kurrë identitete të rreme dhe as nuk ka shfrytëzuar identitetet e njerëzve të tjerë. Por megjithatë, çdokush, sidomos iranianët që janë kundër regjimit, ka të drejtën të përdorë pseudonime apo shenjat e simbolet që preferon, për shkak të shqetësimeve lidhur me sigurinë. Kjo vlen veçanërisht për PMOI dhe mbështetësit e saj, të cilët kanë qenë gjithmonë shënjestër e terrorizmit të regjimit, bombave, vrasjeve, masakrave, e rrëmbimeve.

Fakti që bashkatdhetarët tanë e shohin regjimin klerikal si të zhytur në kriza dhe në mënyrë të ngjashme me PMOI-në e Rezistencën Iraniane, dhe kërkojnë përmbysjen e fashizmit fetar e themelimin e një republike të zgjedhur në mënyrë demokratike, si dhe e refuzojnë farsën e zgjedhjeve të mullahëve, duhet ta bëjë çdo iranian liri-dashës të ndihet i nderuar e krenar. Facebook duhet t’i rihapë menjëherë llogaritë e iranianëve që kundërshtojnë regjimin, llogari të cilat nuk i kanë shkelur rregullat e tij.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

7 prill 2021


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.