AKTUALITET

Meta: Marrëdhëniet e mia me SHBA-të kanë qenë dhe mbeten të shkëlqyera. Kanë pasur tek unë një partner dhe një aleat të paparë në luftën kundër terrorizmit dhe tiranive

20:30 - 07.04.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Republikës Ilir Meta nga Vlora deklaroi se marrëdhëniet e tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë dhe mbeten të shkëlqyera. Ai tha se SHBA-të kanë pasur tek Ilir Meta një partner dhe një aleat të paparë në luftën kundër terrorizmit dhe kundër tiranisë.




“Marrëdhëniet e mia me SHBA-të kanë qenë dhe mbeten të shkëlqyera, sepse mua më duhen SHBA-të vetëm për Shqipërinë dhe shqiptarët, nuk më duhen fare për Ilir Metën dhe për askënd tjetër, vetëm për Shqipërinë dhe shqiptarët. SHBA-të tek Ilir Meta kanë pasur gjithmonë një partner që thotë ‘po’ për atë që thotë ‘po’ qëndron dhe që thotë ‘jo’, për një gjë që mund të dëmtojë Shqipërinë dhe përsëri qëndron dhe një aleat i paparë në luftën kundër terrorizmit dhe kundër tiranive”, tha Meta.

Për 25 prillin, Presidenti deklaroi se referendumi është i pashmangshëm. “Është i treti i vërteti në historinë e tre dekadave të Shqipërisë. Edhe Vlora si gjithmonë në anën e duhur të referendumit. Në anën e duhur në ’94, në anën e duhur në ’98, tani do të jetë në anën e duhur për 100 vitet që vijnë, siç i di Vlora ato që i vendos ato piketa për 100 vite”, deklaroi Kreu i Shtetit.

Sa i përket fushatës ai tha se nuk pret zgjedhje daneze, por se më 25 prill do triumfojë vullneti i popullit.
“Fushata? Unë nuk pres zgjedhje daneze, por që populli i Shqipërisë, që populli i Vlorës do të triumfojë dhe vullneti i tij do të ngadhënjejë më 25 prill, kjo është e padiskutueshme. Sa më shumë presione, aq më fort…”, tha Meta.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.