AKTUALITET

Situata me Covid-19/ Përmirësim i lehtë i shifrave, por Komiteti Teknik nuk ndryshon masat kufizuese

20:45 - 07.04.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të mos ketë asnjë ndryshim sa i përket masave kufizuese për dy javët e ardhshme. Mira Rakacolli tha se do të mbeten në fuqi të gjitha masat, pavarësisht arritjeve të 2 javëve të fundit me fushatën e vaksinimit, e cila e ka bërë Shqipërinë vendin e parë në rajon sa i përket ritmit të vaksinimit.




Shtrimet në spitalet covid kanë rënë në nivelin më të ulët në 7 muajt e fundit të pandemisë. sipas të dhënave zyrtare në spitalet covid po marrin trajtim 256 pacientë nga 840 shtretër kapaciteti, po aq shtrime sa numëroheshin në 20 tetor 2020.

Ndërkohë java e parë e janarit ka njohur edhe një ulje me rreth 30% të vdekshmërisë çka pohohet edhe nga Komiteti Teknik i Ekspertëve si dhe të dhënat e 24 orëve ku raportohen 8 jetë të humbura. Por treguesi më bindës është rënia drastike e infektimeve në popullatë në raport me testet e kryera.
Në 24 orët e fundit treguesit zyrtar thonë janë kryer 2538 testime prej të cilëve vetëm 256 kanë rezultuar pozitiv. Kjo dëshmon se shkalla e pozitivitetit ka rënë në 10% shkak shënon një rekord që prej nisjes së pandemisë në mars të vitit të shkuar.

Numri i ulët i infektimeve ka ndikuar drejtpërdrejt në pakësimin e urgjencave covid. Nëse krahasojmë situatën e sotme pandemike në vend, duke përfshirë shtrimet në spitale, infektimet e reja si dhe shkallën e pozitivitetit ato qartësisht janë shumë të ulëta sesa shifrat e raportuara në muajt shtator, tetor, të vitit të shkuar kur nuk ekzistonte ora policore e cila u rikthye me vendim të qeverisë në datën 11 nëntor 2020.

E pikërisht rikthimi i kufizimit të lëvizjes nga ora 22:00 deri në 06.00 që u aplikua në javën e dytë të nëntorit erdhi si pasojë e rritjes së shpejtë infektimeve dhe shkallës së pozitivitetit në 25% një shifër sa dyfishi i javës së parë të muajit prill. Por rëniet e shifrave zyrtare nuk lexohen njësoj nga vetë Komiteti i Ekspertëve që i publikon rregullisht çdo 24 orë. Në mbledhjen e fundit komiteti ka lënë në fuqi masat shtrënguese duke artikuluar se gjatë fushatës po shkelen masat e distancimit dhe grumbullimet e paligjshme.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.