AKTUALITET

Basha, thirrje shqiptarëve: Vazhdoni në të njëjtën rrugë, ose sillni ndryshimin dhe të bashkohemi në BE!

20:43 - 08.04.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, i ka bërë edhe njëherë thirrje shqiptarëve të votojnë Partinë Demokratike, pasi sipas tij, është rruga e vetme që Shqipëria të futet në shinat e Bashkimit Evropian dhe të përmirësohet jeta e qytetarëve.




Përmes një postimi në “Facebook”, Basha thotë se është në dorën e popullit, nëse duan të sigurohet një e ardhme më e mirë për Shqipërinë.

“Këto janë zgjedhjet më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë. Në 25 Prill do të zgjidhni: të vazhdoni në të njëjtën rrugë, ose të sillni ndryshimin dhe të bashkoheni me BE për të përmirësuar jetën e të gjithë shqiptarëve. Është në dorën tuaj- Votoni PD dhe së bashku do të sigurojmë një të ardhme më të mirë për Shqipërinë!”, shkruan Basha.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.