Kryesore

“Më bezdiste zhurma”, pacienti shqiptar i heq oksigjenin të intubuarit me Covid-19, vdes 76-vjeçari grek

15:20 - 08.04.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një incident i çuditshëm ka ndodhur në spitalin Erithros Stavros në Athinë, ku një pacient shqiptar i ka hequr prizën e respiratorit një 76-vjeçari grek, i cili kurohej me COVID-19.




76-vjeçari i intubuar ka ndërruar jetë dje pasdite, ndërsa mediat greke shkruajnë se sipas të dhënave ka qenë heqja e tubave të oksigjenit nga 60-vjeçari shqiptar ajo që i ka shkaktuar vdekjen.

Për shkak të intubimit, sasia e madhe e oksigjenit që merrte 76-vjeçari krijonte zhurmë dhe kjo ka bërë që shqiptari të ndërmarrë veprimin e rëndë duke i shkëputur furnizimin me oksigjen dhe duke i shkaktuar vdekjen, pasi e bezdiste zhurma e vazhdueshme.

Mjekët deklaruan se 76-vjeçari sapo kishte kaluar rrezikun dhe ishin mjaft optimistë për ecurinë e tij. Nga ana tjetër 60 vjeçari shqiptar ishte ankuar edhe më parë për zhurmën që i vinte nga aparati i oksigjenit.

Policia nuk ka arrestuar ende autorin e krimit për shkak se ai është ende i infektuar me covid-19. Mediat raportojnë se në ditët në vijim pritet të merren masa për të.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.