AKTUALITET

Greva e Albcontrol/ Rama ironi me kontrollorët: Po pse unë nuk kam stres? S’kam bërë asnjë rritje rroge për qeverinë që kur kam ardhur

21:58 - 08.04.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ftuar në AbcNews ka ironizuar me kontrollorët e Albcontrol që u futën në grevë për çështjen e rrogave.




Rama pyet se pse ai vetë nuk ka stres, por kujton se që kur ka ardhur në qeveri s’ka bërë asnjë rritje rroge për kabinetin, madje përgjysmoi rrogat e deputetëve në pandemi.

Po ashtu ai shton se stres kanë edhe punonjësit e doganave, pikave kufitare dhe gjitha shërbimeve.

“Po pse unë nuk kam stres, po ca do të dalë të ankohem më rrisni rrogën? Nuk kemi bërë asnjë rritje rroge për qeverinë që kur kam ardhur. Ka një arsye kjo, plus kësaj, në periudhën e parë përgjysmuam rrogat e deputetëve kur ishim në ato kushtet e vështira.

Po pse stres nuk kanë ata që rrinë atje në dogana dhe pika kufitare, apo në shërbime pa fund? Po këta janë në kullë, cfarë stresi kanë, stresi është i barabartë me atë që kanë marrë përsipër, është i mitiguar me një rrogë shumë të madhe. Ne ishim menduar për më të keqen. Ne kemi qartësisht atë arsyen për të qenë të përgatitur” tha Rama.

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.