AKTUALITET

Manastirliu: Protesta e kontrollorëve shtyu procedurat me 48 orë. Ahmetaj: Javën tjetër vijnë 50 mijë doza Sputnik V

17:31 - 08.04.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

100 mijë dozat e vaksinës kineze Sinovac kanë mbërritur pasditen e sotme në vendin tonë. Për të pritur këtë ngarkesë, që ndihmon në vaksinimin masiv të popullatës, ishin tre ministra, Ahmetaj, Balluku dhe Manastirliu.




Ministrja e Shëndetësisë tha se procesi i procedurave të vaksinave u shty për 48 orë, për shkak të protestës së realizuar nga kontrollorët e Albcontrol.

“Falë përpjekjeve të kryeministrit dhe qeverisë ne vendosëm që vaksinat Sinovac u ulën në Shqipëri, por nga kjo vonesë, u shtyn 48 orë procedurat e vaksinave. Nëse s’do të kishim këto vaksina në kohë, sepse dinim se çfarë lufte bërrylash bëhet, sepse një vend tjetër i merr. Ne kemi sjellë vaksinat në një kohë të shpejtë, ti kemi sot dhe të vijojmë planin tonë për vaksinimin masiv, na duhet koha e nevojshme qoftë e dokumentacionit, mekanizimit, shpërndarjes dhe të vijojmë hapjen e fashave 60 dhe 65 vjeç dhe punonjësit e shërbimeve kritike. 192 mijë nga Sinovac, par dy javësh kemi dhe 100 mijë, që i shërbejnë vaksinimit të popullatës, në përpjekje të kemi kryer vaksinime në muajin maj, për të mbërritur në punën tonë brenda pranverës së ardhshme”, u shpreh Manastirliu.

Ndërsa, ministri Arben Ahmetaj, tha se Këshilli i Ministrave ka dhënë miratimin që në Shqipëri të mbërrijnë të hënën ose të martën e javës së ardhshme, 50 mijë doza të vaksinës ruse Sputnik V.

“Askush s’do të na ndalojmë të bëjmë 500 mijë vaksinime për shqiptarët. Numrat janë në rënie, kemi filluar ta mundim atë flamë, plani i vaksinimit do të vijojë me shpejtësi për të arritur objektivat që kemi. Jemi duke negociuar me vende mike, prodhues, dje kemi marrë nga Këshilli i Ministrave për të negociuar për 50 mijë doza Spuntik, që vijnë javën e ardhshme. Shqiptarët e shohin që përpjekja është e madhe dhe intensive. Përpjekja e kullës, për të bërë sabotuar sjelljen e vaksinave dështoi dhe ne do të vazhdojmë me të njëjtën ritëm vaksinimin e qytetarëve shqiptarë”, theksoi Ahmetaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.