AKTUALITET

Masat anti-Covid në fushatë/ Basha në “Real Story”: Çdo takim është i planifikuar! Rama e ka kthyer në refren, por…

21:37 - 08.04.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i PD, Lulzim Basha i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka deklaruar se takimet që ai zhvillon gjatë fushatës elektorale janë të planifikuara me masa ndaj COVID-19.




Ai thotë se merr të gjitha masat duke përshëndetur me disa fjali qytetarët, madje duke i kërkuar të mbajnë distancë e maska, por thekson se nga ana tjetër se ka entuziazëm në padurim.

Lideri i opozitës shton se Rama e ka kthye në refren  të fushatës së tij, por nga ana tjetë siguron se COVID-19 nuk është problemi i kryeministrit aktual.

LULZIM BASHA NË REAL STORY (PJESË NGA INTERVISTA)

LULZIM BASHA: Kam respektuar dhe do respektoj deri në ditën e fundit në politikë lirinë editoriale, duke e ndarë nga faktet. Duke shtyrë që faktet të prevalojnë mbi opinionin.
PYETJA: Pse ja keni lënë fushatës lirinë, në situatë delikate?
LULZIM BASHA: Çfarë keni parasysh me liri?
PYETJA: Jemi vend ballkanas, PD e përjeton fushatën edhe në kushte më të vështira
LULZIM BASHA: Jo vetëm, shqiptarët janë të etur për ndryshim. Ku isha sot, dje, entuziazëm në padurim.

Për mua nuk prevalon. Çdo takim është i planifikuar. As unë, as ti dhe të ftoj të vish me mua. Nuk mund të ndalojë entuziazmin. Marr të gjitha masat për maskat dhe distancë. Bëj një përshendetje të shkurtër, por ky nuk është . Rama e ka bërë refren, që fushata ime bën rrezik. COVID-119 nuk është problem për Ramën. Masa e parë do ishte për urbanet, e dyta për lokalet.

Si sardele, cep më cep. Nuk është COVID-19 pandemia. Shqetësimi i tij është që nuk ka përgjigje për ato që ka bërë si kryeministër. Ka 2-3 tema, sulme ndaj meje, ndaj PD, rindërtimi i pandemia. Kryeministri në ikje s’ka program, është kthyer në satelit ndaj kandidatit për kryeministër. S’po bën minimumin.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.