BOTA

Ministri i shëndetësisë belge: AstraZeneca, vaksinë efektive

19:59 - 08.04.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas pezullimit të  AstraZeneca te personat nën 55 vjeç, ministri belg i shëndetësisë, Frank Vandenbroucke u përpoq të bindte popullin se vaksina është efektive.




“Nuk ka dyshim se është një vaksinë efektive, sepse të mbron nga sëmundja ”, tha ai. Por ai paralajmëroi që ka efekte anësore, si çdo vaksinë tjetër.

Vendimi i Belgjikës për të pezulluar përdorimin e AstraZeneca erdhi menjëherë pas deklaratës së EMA se ekzistonte një lidhje midis  AstraZeneca dhe rasteve të mpiksjes së gjakut, por që përfitimet e vaksinës i tejkalojnë rreziqet.

“Nëse ndonjëherë do të jeni mes një zgjidhje për tu vaksinuar ose jo me AstraZeneca, vaksinoheni menjëherë,” theksoi Vandenbroucke gjatë një interviste në VRT Radio 1 të mërkurën.

Vandenbroucke tha se vendi do të vazhdojë të përdorë AstraZeneca për personat e moshuar dhe do të përdorë vaksinat e tjera për të rinjtë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.