AKTUALITET

Protesta e Albcontrol, 9 kontrollorë përfundojnë në polici, mes tyre një grua. Ja kush janë (EMRAT)

08:32 - 08.04.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Identifikohen disa prej 9 kontrollorëve të shoqëruar në policinë e Tiranës, në lidhje me grevën e Albcontrol që çoi në pezullimin e punës në aeroportin e Rinasit.




Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për ‘BalkanWeb’ se aktualisht në polici mbahen të shoqëruar 9 kontrollorë, ndërkohë që nuk dihet gjendja juridike e tyre. Mes personave të shoqëruar janë; Rei Katroshi, Armando Fezga, Flora Ndreca, Mohnir Mezini, Sokol Kosta, Elton Shabani si dhe dy persona të tjerë.

Gazetarja Bezat bën me dije se një pjesë e tyre u thirrën në telefon dhe shkuan vullnetarisht në polici dhe pjesa tjetër u shoqërua me forca policie pas mesnatës nga një ambient privat ku qëndronin te grumbulluar pas Albcontrol.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.