Kryesore

Rama: Kemi humbur vaksinat dje. Nuk ka shans që forca të së shkuarës të rimarrin peng të ardhmen, po sfidojnë kryeministrin më të gabuar

10:32 - 08.04.21 gsh

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Gjirokastra se është e patolerueshme që është humbur ngarkesa e djeshme e vaksinave për shkak të protestës së kontrollorëve të trafikut ajror.



Pas inspektimit të procesit të vaksinimit në të moshuarëve plus 65, Rama tha se nuk ka shans që forca destruktive të së shkuarës të rimarin peng të ardhmen dhe se po sfidojnë kryeministrin më të gabuar.

“Ajo që është e patolerueshme dhe e pajustifikueshme është se ne e kemi humbur ngarkesën e djeshme të vaksinave dhe kjo është realisht e dhimbshme në një kohë lufte ku çdo sekondë dhe çdo minutë vlen dhe ne nuk po lëmë sekondë pa shfrytëzuar. Një gjë është e sigurt, që nuk ka shans që forca destruktive, forca të verbra, forca të së shkuarës që duan me çdo kusht të rimarrin peng të ardhmen të na ndalin në këtë proces. I kanë bërë llogaritë gabim dhe kanë marrë përsipër të sfidojnë qeverinë dhe kryeministrin më të gabuar”, deklaroi Rama.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.