Kryesore

Rama për grevën e Albcontrol: Shfrytëzuan situatën, luftuam gjithë natën që vaksinat të mos iknin tjetër vend

19:00 - 08.04.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama, në një bashkëbisedim me qytetarët në qytetin e Gjirokastrës u ndal sërish tek çështja e Aeroportit ‘’Nënë Tereza’’ dhe vonesat e mbërritjes së vaksinave kineze Sinovac. Rama tha se kontrollorët dëshironin të përfitonin nga situata, teksa shtoi se qeveria ishte e përgatitur për këtë lëvizje.




Ndër të tjera, Rama tha se është e shtyrë sipas tij, nga Presidenti Ilir Meta dhe ish-Presidenti e kryeministri Sali Berisha.

“Teksa mund të vazhdoj bashkë me të gjithë këto raste, duhet të ndalem me thënë që kështu është procesi i zhvillimit që jemi sot, njësoj si dyert e Gjirokastrës. Shtëpi që rindërtohen dhe rilindin me një shkëlqim tjetër, pasi u bë një kohë shumë e gjatë braktisje, degradimi, pluhuri të indiferencës së Tiranës, për të hyrë në këtë proces. Tanimë kemi hyrë në këtë proces. Zgjedhja më 25 prill është e qartë, të vazhdojmë të hapim dyert, të rilindim pjesë të këtij realizmi kaq të bukur siç është Shqipëria, apo të ndalemi e të kthehemi mbrapa edhe njëherë. Sigurisht që të gjitha rëniet jashtë janë ndryshe, por ama kanë një të përbashkët, rikthejnë të shkuarën në vendin tonë. Kemi vendosur një objektiv për të mbajtur një majë, ngjitja është e vështirë, sepse aq më shumë sa ngjitesh aq më shumë testohet durimi, vendosmëria dhe forca për të vazhduar të ngjitesh. Bëhet më i madh tundimi për të ndaluar, e dorëzuar.

Por ne nuk mundemi, sepse sot jemi në kushtet që karakteri ynë është testuar njësoj si ato teste që i bëhet metalit në zjarr. Është testuar në një përballje, me dy goditje njëra pas tjetrës, një tërmet katastrofik. ku për pak sekonda mijëra familje humbë çatitë e tyre dhe ne ishim në fazën që nuk besonim të ringriheshim më të fortë dhe një tërmet tjetër që tundi botën. Përballë, sfidës së kësaj lufte ja ku jemi, ja ku jemi sot, kemi marrë kthesën për të dalë në një tjetër lartësi, duke rikuperuar plagët e tërmetit sepse po kthejmë çdo ditë në shtëpi familje, që kthehen në banesa më të bukura dhe të sigurta. Po rikthejmë fëmijë, në shkolla të bukura dhe të forta seç ishin. Kështu po vazhdojmë në ndërtimin e lagjeve të reja, për ta kthyer tërmetin në një histori të shkuarës, e duke i fshirë të gjithë gjurmët e tij në pranverën e ardhshme, është një volum i madh pune, por po e bëjmë.

Jemi sot në kushtet e reja të vaksinimit masiv, me një ritëm që na ka çuar në fashën më të lartë në të gjithë Evropën. Këto ndodhin përditë sepse karakteri ynë është ky, forca jonë është kjo. E patë ca ndodhi dje, një goditje e çmendur, në një nga aktivitet jetësore të vendit, që është qarkullimi ajror. Që kërcënoi vaksinimin në disa javë, ata që e garantojnë këtë aktivitet, kontrollorët ajrorë nuk zëvendësohen sa hap e mbyll sytë, e llogaritë janë bërë në mënyrë djallëzore, sepse koha për të zëvendësuar duhej disa javë. Kjo do të kthente nga e para rrumbpallës, ne ishim duke u përgatitur për të përballuar atë goditje. Humbëm një ditë, një ditë, ia lamë hapësirë armikut të padukshëm për shkak të atyre. Tani, sot, vaksinat mbërrinë, ne luftuam të gjithë natën, që të mos iknin për një vend tjetër.

Sepse thonë që nëse si merrni dot, i merr dikush tjetër. Si mund t’ia argumentosh që këtu kemi një President, bashkë me një ish-President që janë përfshirë në një çmenduri, për të bllokuar aktivitetin ajror të vendit, kush e kupton ketë? Vaksinat mbërritën në Shqipëri, para pak dhe ne do të vazhdojmë vaksinimit sepse jemi të vendosur t’i nxjerrim sërish Shqipërinë nga tuneli i errësirë dhe të gjithë këtë sezon turistik, të rrisin ekonominë e tyre”, tha Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.