Kryesore

SONDAZHI: PS thellon avantazhin në Tiranë, lufton për 18-20 mandate. PD dhe LSI në të njëjtat kuota, Nisma Thurje në garë për 2 mandate

00:23 - 08.04.21 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play
Tirana është qarku me më shumë mandate në vend dhe lufta zgjedhore është e përqendruar në kryeqytet. Megjithatë duket se shumë pikëpyetje janë të zgjidhura.Sipas sondazhit të sotëm të Piepolit për Report Tv, PS vijon të thellojë  shumicën në Tiranë. Më shumë 49-53% e votuesve të Qarkut Tiranë shprehen se do të votonin socialistët nëse zgjedhjet bëhen sot. Kjo do të përkthehej në 18 deri në 20 mandate, pra më shume se gjysma.PD dhe LSI krahasuar me sondazhin e fundit të Piepolit të bërë më 31 mars 2021 për zgjedhjet e 25 prillit janë në te njëjtat kuota. PD dhe Aleanca për Ndryshim vijon me  një përqindje 36-40 përqind me 12-14 mandate.




Ndërkohë që LSI është 4-8 përqind e votave me 1-3 mandate. Surprizë është Nisma Thurje e cila nëse do të votohej sot do të ishte në garë deri në 2 mandate në Tiranë.

Sakaq, gati 40% e votuesve shqiptarë ende nuk e kanë vendosur nëse do të shkojnë të votojnë më 25 prill, por Piepoli i ka pyetur nëse në fund do të vendosnin të votonin për cilën forcë politike do të shprehnin besimin 56% shprehen se janë të pa vendosur serish.
19% e tyre do ta fusnin fletën e bardhë në kuti ndërkohë që vetëm 21 përqind do të ndaheshin mes 3 forcave kryesore politike, respektivisht 10% për PS, 8% për PD dhe 3% për LSI. 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.