BLUETOOTH

Dod Kalaj: Pa mbështetjen e publikut nuk do isha këtu ku jam

20:32 - 10.04.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka vite që këndon dhe është një nga kultivuesit e muzikës shqipe në gjitha eventet që këndon, Dod Kalaj vjen në një bisedë shumë të sinqertë




Ç’vend zë muzika në jetën tënde?

Muzika në jetën time zë vend të veçantë sepse është për mua gjithçka.

Zgjohesh me këngë në mëngjes?

Po zgjohem madje gjithmonë.

Hiti yt i preferuar?

Unë kam shumë preferenca mirëpo kohëve të fundit më është fiksuar kënga e Sinan Vllasaliut “Plagët e lirisë”.

Flitet që je duke punuar paralelisht për këngë të reja. Mund të dimë më shumë detaje rreth tyre?

Po jam duke punuar për këngët e reja dhe shpresoj që do ti lansoj sa më shpejtë.

Jemi në fillimet në muzikë, si kanë qenë për ty duke e ditur që ke kultivuar muzikën e pastër shqipe?

Unë qysh në moshë të re merem me muzikë dhe kam kultivuar një muzikë të mirëfilltë shqiptare tipike folklorike dhe gjithashtu trashëgimi familjare ndërsa fillimet e karierës time kanë qenë sikur për çdo njeri në fillim të vështira por jam shumë falenderues për mbështetjen e familjes e poashtu edhe miqëve mos të harroj me cek që mbështetjen më të madhe që kam pasur dhe do ta kem është publiku ai i cili të jep forcë për të vazhduar më tutje.

Mendon se ia “rrëmbeve” zemrat atyre me muzikë, a ke menduar për ndonjë profesion tjetër?

Në shumicën e rasteve mendoj se po sepse vet mbështetja e tyre nënkupton që ju ka pëlqyer muzika ime. E sa i përket profesionit mendoj në të ardhmen mirëpo edhe ajo ka të bëj me muzikën sepse unë kam përfunduar fakultetin e Akademisë së arteve muzikore.

Në shtëpi krahas ndjenjës komode, cfarë bën?

Lexoj, shiqoj filma mirëpo në shumicën e rasteve këndoj.

Pasi i vendosni kyçin derën, lini jashtë saj edhe çështjet e problematikave në punë apo i merrni me vete? Kuzhina është një pasion tjetër i yti, të cilin jo të gjithë e njohin. Çfarë të tërheq më shumë në këndin e gatimit?

Në jetë është familja shumë e rëndësishme kur jam në shtëpi merrem vetëm me përkujdesin maksimal ndaj familjes problemet e punës i lë jashtë. Kuzhinën nuk e njoh aq mirë mirëpo mundohem ndonjëherë ushqimin që e kisha përgaditur pa përtesë ndoshta do të ishe Lazanje.

Cili është vendi më i bukur në botë për ty?

Vendi më i bukur më i çmuar vend për të cilin të gjithë kemi mall dhe dashuri është Kosova.

Hera e fundit kur ke qenë në pushime?

Pushimi i fundit ka qenë para 6 muajve.

Gjëja që doni më shumë në punën tuaj?

Familja në rend të parë pastaj çdo gjë që është e bukur është lumturi.

Defekti juaj kryesor?

Përtoj të zgjohem në mëngjes.

Ndaj cilave gabime jeni më tolerante?

Unë fal shumë sepse ne nuk jemi askush të gjykojmë për gabimet e të tjerëve.

Hera e fundit që u përlotët?

Nuk mbaj mend.

Me cilat personalitete historike identifikoheni më shumë?

Me asnjë nuk e kam menduar

Udhëtimi juaj i preferuar?

Udhëtimi për vendlindje.

Shkrimtarët tuaj më të dashur?

Dritero Agolli, Esad Mekuli, Ismail Kadare.

Cilin virtyt vlerësoni më shumë te një femër?

Morali.

Kënga që fërshëlleni kur bëni dush?

Shumë këngë të ndryshme.

Ngjyra juaj e preferuar?

E kaltërt.

Kë konsideroni si suksesin tuaj më të madh?

Suksesin tim më të madh i konsideroj dy këngët e mija të para Zemrën le rehat dhe Si yll je ti.

Pija juaj e preferuar?

Vera.

Çfarë është ajo për të cilën pendoheni më shumë?

Nuk pendohem për asgjë.

Çfarë urreni më shumë në këtë botë?

Padrejtesinë.

Frika juaj më e madhe?

Nuk frikësohem nga asgjç përveç Zotit.

Në çfarë rastesh zgjidhni të thoni gënjeshtra?

Në asnjë rast.

Keni dhënë ndonjëherë ryshfet?

Jo.

Cila është motoja juaj?

Beso në atë që mund të besh.

Si do të dëshironit të vdisnit?

Ajo ditë të gjithëve na pret si ka thënë Zoti.

Po të ndodhte të takonit Zotin, çfarë do t’i thoshit?

Nuk do ti thoja asgjë nga mahnitja dhe lumturia.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.