Kronikë

Krijoi depo me armë të murosura në mur, kush e fundosi “bosin” e bazës së madhe kriminale në Tiranë

14:17 - 10.04.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zbardhen detaje të reja nga depoja e madhe e armëve, e zbuluar sot nga policia në Tiranë, që i përket shtetasit Sokol Xhura. Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se aksioni është kryer me urdhër të SPAK, rrënjët e të cilit nisin më 9 shkurt të këtij viti, kur iu bë atentat biznesmenit Gjon Mena, në Kamëz.




Pas atentatit, policia arrestoi dy kushërinjtë Enver dhe Edmond Jamaku, si dhe Gjergj Cukalin, i dyshuar si organizator i atentatit. Pak kohë më vonë, Enver Jamaku mori statusin e të penduarit të drejtësisë, duke pranuar të tregojë para hetuesve disa ngjarje të rënda kriminale, dhe duke bërë që dosja t’i kalojë SPAK.

Menjëherë pas kësaj, Prokuroria e Posaçme mori në pyetje të penduarin, i cili zbuloi 18 bazat kriminale të armëve të rënda, që u shkatërruan pak javë më parë nga policia. Më tej, siç raporton gazetarja Lala për “BalkanWeb”, në dëshminë e tij para SPAK, Jamaku ka treguar edhe për bazën e Sokol Xhurës.

Kjo ka bërë që SPAK të urdhërojë kontroll në ambientet në pronësi të tij, prej ku ka zbuluar arsenalin e armëve. Gazetarja Lala bën me dije se Xhura kishte krijuar një depo të fshehtë me armë të sofistikuara, të cilat i kishte murosur, dhe më pas ishte larguar në SHBA, pasi kishte dokumente.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.