Kryesore

Meta: Më 25 prill kushdo mund të bëhet kurban por demokracia kurrë nuk do të bëhet

13:03 - 10.04.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Republikës Ilir Meta nga Fieri ku dekoroi sot artistë të këtij qytetit tha se në 25 prill kushdo mund të bëhet kurban, por demokracia kurrë jo.




“Së pari ka patur vaksina plot nëpër depo, kjo është një shpikje, ai nuk ka këtë shqetësim, cështjen mund ta kishte zgjidhur prej muajsh. Edhe lajmet për marrjen nga ushtria të kullës e bëri jo vetëm për të frikësuar qytetarët.

Ta ketë të qartë se ai është mësuar të korruptojë edhe burra që turpërojnë edhe fjalën prostitutë, që edhe ato nga halli e pamundësitë bëjnë ndonjëherë diçka që kurrë nuk do të donin ta bënin në jetën e tyre. Burra me vese që turpërojnë familjet e tyre, fëmijët e tyre, vendin e tyre por duhet ta dinë që në 25 prill do marr përgjigjen nga vajzat e Vlorës, Fierit, Durrësit, Tiranës e gjithë Shqipërisë e mbi të gjitha nga nënat shqiptare që nuk duan më të jetojnë në shtëpitë e tyre të zbrazura nga fëmijët.

O marrë përgjigjen në mënyrë më demokratike dhe më civile më 25 prill nga populli shqiptar. Një gjë është e sigurtë më 25 prill kushdo mund të bëhet kurban por demokracia kurrë nuk mund të bëhet kurban.” u shpreh Meta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.