BOTA

OBSH: Rreziqet nga Covid-19 më të larta se ato që lidhen me vaksinën AstraZeneca

19:20 - 10.04.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Drejtori i përgjithshëm i OBSH Tedros Adhanom Ghebreyesus gjatë një konferencë për shtyp ka theksuar edhe njëherë se përfitimet e vaksinës AstraZeneca i tejkalojnë rreziqet e efekteve anësore.




Të gjitha vaksinat dhe ilaçet kanë efekte anësore, tha ai, duke shtuar se:

“Në këtë rast, rreziqet e sëmundjes së rëndë dhe vdekshmërisë nga Covid-19 janë shumë herë më të larta se rreziqet  që lidhen me vaksinën.”

Gjatë javës rregullatorët europianë dhe britanikë të ilaçeve njoftuan një  lidhje  midis vaksinës AstraZeneca dhe rasteve të mpiksjes së gjakut.

Ndërkohë, Britania tha se personat nën 30 vjeç do të kishin mundësinë për të zgjedhur se me kë vaksinë dëshirojnë të vaksinohen.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.