Kronikë

Operacioni në portin e Durrësit, dyshohet për 200 kg kokainë, destinacion kishte një kompani në Kombinat

16:15 - 10.04.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

200 kg kokainë dyshohet se janë gjetur në kointeinerin e bllokuar me banane në Durrës, raporton gazetarja Klodiana Lala.




Konteineri vinte nga Ekuadori dhe ishte nisur 24 ditë më parë, ndërkohë operacioni në Shqipëri është zhvilluar shumë shpejt.

Pakot ishin fshehur në një pjesë të modifikuar në tavanin e konteinerit që është sharruar. Po ashtu zbulohet se ngarkesa destinacion kishte Kombinatin, saktësisht firmën ”Massabi Fruit”, pasi dhe konteineri ishte i ngarkuar me banane.

Ndërkohë zbulohet se konteineri kaloi fillimisht në skaner e më pas në kontroll fizik, teksa SPAK ka nën përgjim prej kohësh persona të ndryshëm e pronarë kompanish që mund të kenë lidhje me rrjetin e trafikut të kokainës nga Amerika Latine në Shqipëri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.