Kryesore

Rama inspekton punimet e rrugës në Lumin e Vlorës: Shumë shpejt i gjithë Jugu i Shqipërisë do të jetë i ndërlidhur

14:36 - 10.04.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama së bashku me dy deputetët e qarkut të Vlorës, Vullnet Sinaj dhe Damian Gjiknuri, ka inspektuar punimet e rrugës në zonën e Lumit të Vlorës, e premtuar prej 100 vitesh sipas kryeministrit, por tanimë po bëhet realitet. Rama theksoi se ky investim do t’i hapë rrugë shtimit të turistëve në vend dhe mirëqenies së banorëve të zonës, që janë të fokusuar në këtë sektor.




“Jermi shumë të lumtur që po zbulojmë një copë parajse të Shqipërisë që ishte e panjohur, me këto dy rrugë të ëndërruara prej 100 vitesh nga njerëzit e këtyre zonave, të premtuara dem baba den, nga vetë sekretari i Parë i zonës së larg qoftit e më pas nga të gjithë tjetërt. Po krijojmë një pellg të ri për turizmin. Po krijojmë një hapësirë të re që i shtohet asaj turistike të Shqipërisë.

Po ofrojmë një platformë për agroturizmin, dizerfikimin e portofolit tonë turistik. Të bëjmë të mundur që Gjirokastra, Tepelena dhe majat e Labërisë të jenë brenda një oferte të vetme. E përsëris që me rrugën e re nga Erseka në Përmet dhe Kolonjë Korçën që përfundon në vitin e ardhshëm, kemi të gjithë Jugun e Shqipërisë të lidhur, duke bërë të mundur që gjatë gjithë vitit këtu të ketë jetë, ekonomi dhe produktet e kësaj zone të vendosen në shërbim të ofertës tonë politike”, tha Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.