Kryesore

Rama në Vlorë: Po bëjmë rrugën që s’e bëri dot as Enver Hoxha

17:33 - 10.04.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama, në një takim me qytetarët në Vlorë, theksoi se qytetarët kanë dy zgjidhje, ose të vazhdojnë përpara në rrugën e zhvillimit, ose të kthehen pas në kohën kur Vlora ishte lënë në harresë.




Rama tha se investimet e bëra në qytet, janë një vlerë e shtuar për vlonjatët në veçanti dhe të gjithë shqiptarët në përgjithësi.

“Mirë se ju gjeta përsëri, këtu, përpara se të vijmë këtu ishim në një tryezë me operatorët turistikë. Gjysma prej tyre ishin të majtë, e gjysma të djathë. Nuk po i përmend emrat, s’ka rëndësi se kush ishin personalisht. Edhe themelues e protagoniste në jetën politike të Vlorës. Në atë tavolinë diskutim për Vlorën, turizmin dhe të gjithë ishin të qartë e thanë troç: Ne votojmë për ty dhe PS, sepse ky është interesi ynë, i Vlorës, i punonjësve tanë, familjeve që ushqehen me punën tonë. Jo vetëm që askush s’ka bërë për Vlorën si është bërë në këto vite, por ne e dimë shumë mirë, nëse kjo ndryshon, Vlora do të mbetet bishti i fundit i kavallit dhe s’do merret askush me Vlorën.

Njerëzit që gdhihen në mëngjes dhe ngrysen në punë. Njerëzit që krijojnë të ardhura për veten dhe të tjerët. Nuk ishte takim tifozësh për t’u zënë për vendin në stadium, ishte thelbi për atë që mendoj se do të jenë në këto zgjedhje. Nëse ka ndonjë vend se pse mandati i tretë është i ilustruar nga katër anët që kthen sytë është këtë qark, kush e mendonte që do të mblidheshim këtu siç themi ne në gjuhën popullore, sikur je jashtë shtetit. Këtu ishte një lagje e degraduar, e dorës së fundit. Edhe kur duhet të kaloje në rresht për një sepse nuk të linin kodrat me mallra të përdorura që ishin në mes të rrugës. Nëse këndej është pamja fantastike që flet vetë, kjo kthehet në hapësira për biznes, shërbime dhe mikpritje. Po të kthehesh kohën nga ana andej, pak më matanë, tek zona tjetër, ku zhvillohet faza tjetër e këtij projekti aty s’jemi në këtë nivel. Kush do e bëj fazën tjetër, Leskoja? Po erdhi ai këtu, do të mbetet aty. Jo të ketë këmbë e mendje të merret me pjesën tjetër.

Thashë Leskua se s’di kë të kap për ata që janë në listë, ata kanë emërues së përbashkët, amaneti i pronave të grabitura në kohën e Slaiut. Ata kanë ardhur si përfaqësues i plani grabitësish të vlonjatëve, himarjotëve, sarandjotëve, për të risjellë fantazmën që e ngriti në peshë Orikumin. Rikthimi i fantazmës së Orikumit është rezultoi i votës me ata, dua t’ia them të qartë atyre që janë vlonjatë të zakonshëm, e nuk e di ç’kërkojnë e thonë që janë me PD. Vota me PD në Vlorë s’është për ta, votë për të risjellë ata që e bënë çorap pronën në të gjithë bregdetin dhe sot disponojnë me qindra dhe mijëra hektarë nëpër letra dhe vijnë me platformë që thonë do të shfuqizojmë ligjin e pronave, këtë ligj që ne mezi e miratuam edhe nga Gjykata e Strasburgut, ligjin që po i rikthen tokat atyre që i kanë lënë me gisht në gojë me dekada.

Me investitorë e pronarë njerëz, që as ishin rritur, e as kishin stërgjyshër në atë tokë. Nga ana tjetër, si kjo lagje këtu, me dy pamje, është kudo që shkon, sepse kemi pamje transformimi. Patjetër, por ajo që s’duhet të harrojnë njerëzit është ca po bëhet këtu. jam dakord që Vlora ka probleme serioze me ujin e pijshëm, por e para të mos harrojmë që Vlora s’ka pasur kurrë ujë të pijshëm, e sot është më mirë situata me ujin e pijshëm dhe të mos harrojmë që projekti vazhdon sepse investimet janë gjetur, s’ka asgjë që është me do ta shikojmë apo do ta bëjmë. Jam dakord që s’është e gjithë Vlora si kjo lagja, ka lagje në Vlorë që ka siç ishin, por kemi punuar ditë natë, siç po transformohet Kumja, Çolja, do të transformohet çdo lagje e Vlorës. Vërtetë ne sot po bëjmë rrugën e Lumit të Vlorës dhe po ashtu nisëm Peshkëpi Selenicën, por nuk është një rrugë që ishte aty, është një rrugë që pritej prej 100 vitesh, është një rrugë që e kanë premtuar të tërë, madje edhe Enver Hoxha, me Hysni Kapon dhe s’e kanë bërë.

Është fakt. Me këto rrugë, Labëria e sipërme, nga vendi më i izoluar të kthehet në faktor kyç të turizmit. Do kthehet sepse, jo vetëm që s’do të jetë e izoluar, por ata që do të vijnë në bregdet, do të nisen lart në Labëri. Me këto dy akse, që bashkohen sot atje, është hapur një perspektive për t’u ngritur në peshë e gjithë ekonomia brenda territorit. Nëse argoturizmin e kemi vënë ne në punë, ajo është një zonë e lindur për agroturizëm, që do të ketë vizorë gjatë gjithë vitin. E dinë më mirë se ne, ata atje, sepse sot që flasim, pa mbaruar puna, vlera e pronës atje është 20 fishuar. Fundi i mandatit të tretë dot ë thotë që dy herë 12 dhe Vlora u bë, e s’ka ç’duhet më”, tha Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.