Kryesore

Fatma Methasani: Prindërit s’e besojnë akoma dot që jam bërë mami, shtatori më rikthen në…

12:15 - 11.04.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fatma Methasani është një nga emrat më të dashur të ekranit, prej një vit ajo është i kushtuar rritjes së djalit të saj Noah duke munguar në ekran. Në një intervistë për moderatoren Çenkuela Hasa në emisionin “FitStation”, Fatma foli për rikthimin e saj e saj në televizion. ”




Kur kam zbuluar që isha në pritje të ëmbël me Noah paralelisht mu propozua të isha në krye të televizionit ‘IN’, kështu për t’i bëra gjërat tamam ne e spostuam hapjen për këtë shtator, me imazhe të reja por gjithmonë fokusuar tek të rinjtë. Kështu jam duke bërë diçka që nuk e kam bërë më parë si është menaxhimi apo krijimi i një programacioni. Për të dalë në ekran vetë se di, duhet ta mendoj më mirë” – u shpreh Fatma.

E pyetur se si prindërit e saj po e përjetojnë të qenit gjyshërit e Noah, moderatorja tregoi u shpreh se mamaja e saj akoma nuk e beson dot. “Prindërit janë shumë të lumtur, ata e përkëdhelin Noah dhe këtu diskutojmë pak, unë akoma i them mamit moj ti ç’ke që s’më ke imagjinuar mua me fëmijë, se edhe mami im më thotë që nuk e besoj dot që Noah është i joti”- tregoi moderatorja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.