Kryesore

Përlotet në intervistë, Marsela Karapanço: S’e harroj kurrë raportimin për vdekjen e kolegut

11:30 - 11.04.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Marsela Karapanço ishte e ftuara e mbrëmjes në programin “FitStation” në News24. Moderatorja dhe autorja e emisionit më të ri politik “Frontline”, erdhi në një rrëfim për veten që nga fillimet në gazetari, momentet më të vështira në karrierë dhe ato më të bukura.




E pyetur nga moderatorja Çenkuela Hasa për momente që i kujton gjithmonë si më të vështirat në profesion, Marsela veçoi 2 momente.

” Kam dy momente të vështira që nuk besoj se do t’i shlyej ndonjëherë nga kujtesa. Momenti parë ka qenë e diela e tretë e prillit para 4 vitesh, isha në studion e lajmeve dhe mu desh që lajm të fundit të bëja një nga kolegët tanë, Armand Hallvaxhiun, sigurisht unë kisha punuar me Armandin atë ditë, ai ishte mbytur, kishte ndërruar jetë. Amrandi ishte zhytës profesionist, nuk e di si e kam përballuar atë ditë që lajm të bëhej një nga ne. Tjetri sigurisht është tërmeti i 26 nëntorit, kam qenë në Thumanë duke raportuar ku toka na është tundur nën këmbë”- u shpreh Marsela.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.