Kryesore

Reforma në drejtësi, Gjonaj në A2: Rreth 60% e gjyqtarëve dhe prokurorëve janë larguar nga sistemi për shkak të Vetingut

22:42 - 12.04.21 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sipas Gjonaj kjo reformë solli rezultate të pamenduara pasi 60% e prokurorëve dhe gjykatësve u larguan nga sistemi. Po ashtu Gjonaj theksoi se vonesa në ngritjen e SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit erdhi për shkak të procesit të vetingut.




“Sfida më kryesore, unë nuk mund ta ndaj në asnjë moment dhe nga takimet që bëj me qytetarët është konkludimi i reformës në drejtësi, si një nga reformat që do sjellë një ndryshim rrënjësor vendit. Padyshim me ngritjen e një sistemi të ri por dhe me ndryshimet ligjore që ne kemi miratuar së fundmi, ne synojmë që tu japim mundësinë të gjithë qytetarve që në një kohë të shkurtër të marrin një vendim të drejtë, të pakorruptuar dhe evidohen sa më shpejt të gjitha dosjet që presin me vite.

Këto ndryshime që kemi miratuar së fundmi do ti japin gjithë energjinë sisemit të drejtësisë. Rezultatet kanë qenë të pamenduara, ku rreth 60% e gjykatësve dhe prokurorëve tashmë janë larguar nga sistemi për shkak të Vettingut, një proces i jashtëzakonshëm, shumë kurajoz dhe me shumë kosto.

Ne arritëm që të përfshinim dhe struktura ndihmëse për gjyqtarët dhe prokurorët siç ishte dhe struktura e këshilltarëve në Prokurori të Përgjithshme, Gjykatë Apeli dhe Gjykatë të Shkallës së Parë, që do t’u japin mundësi më shumë edhe gjyqtarëve që të gjykojnë në kohë më të shpejtë dosjet.

Sa i përket SPAKUT dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, ka vonesë për ngritjen e tyre për shkak të procesit të Vetingut. SPAKU ka një vit që funksionon dhe Byroja sapo ka nisur trajnimin për 28 hetuesit e parë dhe ka hapur garën për hetuesit e rinj dhe mund të them që janë funksionale, dhe muaji maj do ti gjejë të emëruar këta hetues.

Secili nga ne që jemi në politikë, në fushatë elektorale e kemi qartësisht të njohur fakti që kushdo që tenton të bëjë vendime abuzive në kundërshtim me ligjin për të blerë votën, ka një përgjigje ligjore, bën një veprim penal që ndiqet nga Prokuroria e Posaçme. SPAK nuk është nga ato institucione që duhet të reklamojë punën e saj pasi çdo denocnim që kryhet nga qytetarët, partitë politike, është në dorën e SPAK për të kryer hetimet. SPAK do të hetojë të gjithë rastet që kanë të bëjnë me krimin zgjedhor.”, tha Gjonaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.