BOTA

Kryeministri italian e quajti ‘diktator’, Erdogan reagon ashpër: Vrazhdësi totale! Je i emëruar, jo i zgjedhur

19:04 - 14.04.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan nuk e ka toleruar cilësimin e  kryeministrit italian, Mario Draghi si diktator duke iu kthyer ashpër.




Erdogan fillimisht ka dënuar gjuhën e Draghit duke theksuar se është pamaturi totale dhe mungesë edukate.

Po ashtu Erdogan i kujton Draghit se ai është kryeministër i emëruar dhe jo i zgjedhur nga populli.

Komentet e kryeministrit italian erdhën disa ditë më parë gjatë një gafe në takim, ku Erdogan dhe Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michuel u ulën në vendet e tyre, por nuk kishte vend për Presidenten e KE, Ursula Von der Leyen  e cila u la mënjanë në kolltuk. Për këtë Draghi akuzoi drejtpërdrejt Erdoganin.

Pas marrëdhënieve Francë-Turqi, tashmë Erdogan paralajmëron një krisje të marrëdhënieve edhe me Italinë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.