Kronikë

Shkarkohet nga detyra prokurori i Tiranës Bledar Maksuti

11:23 - 16.04.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës, Bledar Maksuti –pas një procesi të pazakontë që u fokusua tek të ardhurat dhe asetet e krijuara nga babai i tij i ndjerë.




Kjo situatë u evidentua edhe nga trupa gjyqësore e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, si dhe nga vëzhguesja ndërkombëtare, Elka Ermenkova, në seancën dëgjimore të zhvilluar më 9 prill.

“Më duket sikur kemi bërë vetingun e babait tuaj. Më vjen keq, se ai nuk është më,” tha në fund të seancës dëgjimore relatorja Genta Tafa Bungo.

Komisoni konstatoi pasaktësi në deklarime dhe mungesë burimesh për pasurinë e krijuar nga babai i Maksutit –ish prokuror, noter dhe avokat. Gjatë seancës, prokurori Bledar Maksuti tha se kishte jetuar gjithmonë me prindërit, ndërsa këmbënguli se deklarimet e tij të pasurisë ishin të vërteta dhe të sinqerta.

Maksuti u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

Procesi i vetingut për Maksutin u krye nga trupi gjykues i kryesuar nga Suela Zhegu, me relatore Genta Tafa Bungo dhe anëtar Lulzim Hamitaj.

Bledar Maksuti e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore dhe e ushtron funksionin e prokurorit prej vitit 2008./birn


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.