AKTUALITET

Mbërrijnë 40 800 doza të vaksinës Astra Zeneca në aeroportin “Nënë Tereza”, Manastirliu: Presim mbi 250 mijë vaksina në ditët në vazhdim

20:18 - 17.04.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kanë mbërritur në mbrëmje në Aeroportin “Nënë Tereza” 40,800 doza të tjera të vaksinës AstraZeneca. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Ministri i Shtetit për Rindërtim ishin të pranishëm në Aeroportin “Nënë Tereza”, ku u shprehën se do të kemi këto ditë sasi të konsiderueshme të vanksinave të Sinovac, të Pfizer dhe sërish AstraZeneca.




“Qeveria shqiptare ka bërë të mundur të parapaguajë 1,140,000 doza vaksine, nëpërmjet Covax dhe sot mbërrijnë edhe 40,800 doza të tjera AstraZeneca, të cilat do të shpërndahen menjëherë në të gjithë Shqipërinë, për të vijuar vaksinimin masiv të popullatës +60 vjeç dhe të gjithë ato grupe të riskuara, të cilat ne kemi filluar ti vaksinojmë, siç vijuam sot me punonjësit e të gjithë operatorëve turistikë”, deklaroi Manastirliu.

Manastirliu shtoi se, duke filluar nga dita e nesërme e gjatë javës që vjen pritet të vijnë edhe doza të tjera të vaksinave AstraZeneca, Pfizer dhe Sinovac.

“Ne kemi siguruar deri tani mbi 400 mijë doza vaksine, kemi vaksinuar mbi 300 mijë qytetarë dhe do vijojmë këtë proces derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar. Nuk do të heqim dorë në asnjë moment, pasi për ne mbrojtja e shëndetit të qytetarëve është e para, ndaj do të vijojmë në mënyrë intensive të ruajmë ritmet e larta të vaksinimit ashtu sikurse kemi bërë deri tani. Presim nesër edhe 50 mijë doza të tjera vaksinash të AstraZeneca, gjithashtu nga dita e hënë presim mbi 200 mijë vaksina të Sinovac dhe gjithashtu 8120 vaksina të Pfizerit”, u shpreh  Manastirliu.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.