Kryesore

Puna si shitëse dhe njohja me Ronaldon, Georgina Rodriguez vjen me dokumentar në Netflix

18:06 - 18.04.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez do të ketë zyrtarisht një realty-shoë të saj, në formë dokumentari, i cili do të transmetohet në “Netfilx”.




“Ky reality show do të jetë një protret i thellë dhe emocional i gruas prapa fotove, historive dhe titujve të mëdhenj”, thotë “Netfilx”.

Georgina, do të tregojë pas kamerave të gjithë jetën e saj nga jetesa në një prej lagjeve më të varfëra të provincës spanjolle Haca, burgosja e të atit për shkak se ishte pjesë e një grupi që merrej me kontrabandë kanabisi nga Maroku në Spanjë, zhvendosja në moshën 18 vjeçe, në Londër për të ndjekur ëndrrat e saj. Atje ajo studioi anglisht në të njëjtën kohë me mësimet e saj të vallëzimit, ndërsa punonte si kamariere për të siguruar jetesën.

Ndalesa tjetër ishte Madridi, fillimisht duke punuar si shitëse në shtëpinë italiane të modës së lartë Guçi. Temperamenti i saj latin dhe silueta e përsosur e bënë atë shumë shpejt të dallohej në industrinë e modës si modele, duke krijuar bashkëpunime me revista të tilla si Grazia, Men’s Health, Women’s Health, Glamour, ndërsa ajo ishte gjithashtu fytyra kryesore e fushatës së të brendshmeve dhe bikinive të Yamamay.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.