AKTUALITET

“Më bëri bllok”, Gonxhe iu përgjigjet akuzave të biznesmenit që i publikoi Meta: Përgjigjemi edhe të shtunave, “Presidenti” ju përdor si kamikazë

20:30 - 19.04.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe ka reaguar në lidhje me akuzat e bëra publike sot nga




Presidenti Ilir Meta, ku një sipërmarrës denonconte rastin e gjobëvënies së biznesit të tij. Përmes një reagimi, Gonxhe theksoi se Meta sot ra deri në nivel ciceroni. Gonxhe mes ironisë thekson se “Ne i përgjigjemi edhe të shtunën, edhe në celular privat, edhe kur ankesa nuk lidhet direkt me ne, idhtarëve e aktivistëve të atyre që i kanë vënë kazmën shërbimeve të transportit rrugor – ky është morali i fabulës! Ndërsa “Presidenti” i tyre i përdor si kamikaze! ”.

Kujtojmë se biznesmeni Erjon Mane tha sot në prani të Metës se Gonxhe i kishte bërë bllok në telefon sapo kishte marrë informacion se ishte përkrahës i një force tjetër politike dhe se kishte postuar në ‘FB’ foton e Kryemadhit.

 

REAGIMI I GONXHES

Ilir Meta sot ra deri në nivel ciceroni, por publiku u bë shumë kurioz për videon që i kisha dërguar militantit të tij, në një komunikim në orarin e telefonin tim privat, që Meta nuk e klikoi që ta shfaqte në monitorin e sallës së Presidencës, ndaj dhe pas lumit të kërkesave për ta shuar këtë kureshtje po e postoj këtu tani!

A ju kujton gjë Drini Kryemadhi?

Ne i përgjigjemi edhe të shtunën, edhe në celular privat, edhe kur ankesa nuk lidhet direkt me ne, idhtarëve e aktivistëve të atyre që i kanë vënë kazmën shërbimeve të transportit rrugor – ky është morali i fabulës! Ndërsa “Presidenti” i tyre i përdor si kamikaze!

Ndjesë publikut e medias për shkarjen presidenciale, krenar për publicitetin!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.