BOTA

E rëndë në Itali, shqiptari vret me çekiç bashkëshorten në sy të fëmijëve

11:12 - 19.04.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së dielës, në qytezën Pove del Grappa, në provincën e Vincezas, në Itali.




Mediat e huaja raportojnë se 51-vjeçari shqiptar Gëzim Alla ka dhunuar për vdekje me çekiç bashkëshorten e tij 39 vjeçe, Dorina Alla. Pas vrasjes, 51-vjeçari shqiptar ka telefonuar policinë, ku ka pranuar krimin dhe është dorëzuar te forcat e rendit.

Çifti shqiptar kishte dy fëmijë të moshës 13 dhe 9 vjeç, që në momentin e krimit ndodheshin në banesë.

Ende nuk është zbardhur shkaku i vërtetë i krimit, por në hetimet e para motivet janë të dobëta e rrjedhë e një grindje mes bashkëshortëve që ka degjeneruar në një dhunë deri në vrasje. Fëmijët minorenë për momentin janë marrë në kujdesje nga disa familjarë që jetojnë në Itali.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.