Kronikë

Katër herë eksploziv banesës së Arben Pllumit, Policia jep detaje: Dyshohet se…

08:35 - 19.04.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia ka dhënë detaje lidhur me  shpërthimin e ndodhur në banesën e Arben Pllumit në Halil të Fushë – Krujës.




Bëhet me dije se në banesën e pabanuar të Pllumit, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar dëme materiale. Policia ka shoqëruar disa shtetas të dyshuar për këtë ngjarje, që dyshohet se ka ndodhur për shkak të konflikteve të mëparshme.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.04.2021, rreth orës 23:00, në oborrin e banesës së pabanuar të shtetasit A. P., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa shtetas të dyshuar për këtë ngjarje që dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e disa konflikteve të ndodhura më parë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.