AKTUALITET

Mblidhet Komiteti i Ekspertëve, Fico: Situata po përmirësohet. Rakacolli: Vitet e para dhe të dyta të gjimnazit kthehen në klasa

14:36 - 19.04.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka dalë sot në një konferencë lidhur me situatën me koronavirusin në vendin tonë. Drejtorja e ISHP-së, Albana Fico, tha se situata është përmirësuar, ku ka një rënie të madhe të mesatares ditore të rasteve pozitive me Covid-19.




Mes të tjerash, Fico theksoi se përveç Tiranës, është vënë re një numër i lartë rastesh pozitive edhe në tre qarqe të tjera, si Gjirokastra, Berati dhe Korça.

“Mesatarja ditore e rasteve të diagnostikuara pozitivë ka zbritur në 172, nga mbi 200 që ishte. Numri total i rasteve aktive është 25 668. Mbetet raporti meshkuj-femra 48-52%, ndërsa është ndryshe numri i vdekjeve. Spitalet Covid-3 dhe Covid-4 nuk kanë pacientë për momentin, por janë në gatishmëri të plotë. Një indeks tjetër është edhe ulja e vdekshmërisë, e cila nga 50 në një javë më parë, ka shkuar në 25. Vijojmë me vaksinimin paralele.

Një ndryshim i qenësishëm ka qenë dhe rezultati i rasteve të reja në disa vende. Tirana ka një numër të rasteve aktive të larta, duke pasur parasysh dendësinë e popullsisë, por vihet re se për gati 2-3 javë Gjirokastra, Berati dhe Korca vijnë pas me numër të larta rastesh, por që ne po i mbajmë në vëzhgim”, tha Fico.

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka bërë me dije çdo qytetar që vjen nga Greqia dhe Maqedonia do të rrijë në karantinë dy javë. Rakacolli bën me dije gjithashtu se nxënësit e viti të parë dhe të dytë që kanë qene ne mësim online, mund të fillojnë mësimin  në klasë.

”Ka filluar të  ndihet dhe efekti i vaksinimit, por në rajon situata është ndryshe, në Maqedoni dhe Greqi është shtuar numri i rasteve dhe jetëve të humbura. Sfida e Komitetit është përmirësimi i indikatorëve që të propozojmë masa. Mosrespektimi i masave në fushatë mund të ndikojë në rritje, po ashtu edhe pashkët, që kanë lëvizje të shtuar të njerëzve.

Duke pasur situatën tonë, mendojmë që nga nesër qëndrim në karantinë dy javë për ata që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia. Nxënësit e viti të parë dhe të dytë që kanë qene ne mësim online, mund të fillojnë mësimin  në klasë.

Shifrat e përmirësuara tregojnë se drita po duket, kemi ende rrugë . Subjektet politike të tregohen të përgjegjshme”, tha Rakacolli.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.