AKTUALITET

Mbyllet spitali COVID-3, gazetari: Situata më e mirë se në shtator

12:56 - 19.04.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rënia e numrit të infektimeve ka çuar në mbylljen e përkohshme të spitalit COVID-3 në kryeqytet. Gazetari Erion Skëndaj, raporton se 20 pacientët e fundit që ndodheshin në këtë godinë, janë vendosur në spitalin COVID-1, QSUT.




Skëndaj shprehet se aktualisht në dy spitalet COVID, 1 dhe 2, në Tiranë janë të shtruar 100 pacientë, ndërsa në rang vendi, pra, përfshirë edhe spitalet e Durrësit, Shkodrës, janë gjithsej 170 pacientë të shtruar.

Gjatë 24 orëve të fundit sipas gazetarit në të dy spitalet janë paraqitur vetëm 5 urgjenca mjekësore, ndërsa raporti për të infektuarit është i tillë: 1 i infektuar në 18 teste.

Ndër të tjera raportohet se situata aktuale e pandemisë në vend paraqitet më e mirë se në shtator, ku vendi në atë periudhë nuk kishte orë policore dhe vendosjen e maskave mbrojtëse me detyrim.

Mësohet se spitalet COVID-3 dhe COVID-4 nuk do të mbyllen përfundimisht, por do të qëndrojnë në gatishmëri nëse vendi përballet me ndonjë valë tjetër infeksionesh.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.