AKTUALITET

”Nuk e kam kaluar Covid-19”, Manastirliu tregon pse nuk e ka bërë vaksinën kundër virusit

09:30 - 19.04.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Shëndetësisë  Ogerta Manastirliu e ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin ‘Wake Up’ foli në lidhje me procesin e vaksinimit dhe sigurinë e vaksinave.




Manastirliu gjithashtu deklaroi se nuk e ka kaluar Covidin dhe vaksinën do ta kryej kur t’i vi radha.

”Unë nuk e kam kaluar covid, dhe jam bazuar shumë në ato këshilla që u kemi thënë që nga fillimi qytetarëve, dhe kjo më ka ruajtur deri tani. Jo nuk do e zgjedh vaksinën, do marr atë që është në radhë, se një vaksinë është një jetë e shpëtuar. Kur të vijë radha e moshës plus 40 do e marrë.

Ndërsa për uljen e rasteve ditore ministrja tha se kjo nuk është atribut i vaksinimeve: Jo nuk ja kemi atribuuar vaksinimeve, por në tërësi popullata që ka marrë dozën e parë, nuk mund të themi, por për verën kur do merren dozat e dyta do garantojë uljen e asaj. Në tërësi ulja e numrit të rasteve, vendi ynë krahasuar me të tjerët , shihet edhe nga spitalet, shtrimet aty”, u shpreh Manastirliu.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.