BOTA

Pandemia/ Franca zotohet se do ta ndihmojë Kosovën në përballimin e sfidave të saj

15:45 - 19.04.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti francez Emmanel Macron ka uruar të hënën Vjosa Osmanin për pozitën e saj të re si presidente e Kosovës, duke u zotuar se Franca ka gatishmëri për të mbështetur më tej Kosovën. “Franca qëndron përkrah shtetit tuaj për ta ndihmuar atë në përballimin e sfidave të saj, duke filluar me luftën kundër pandemisë. Franca së shpejti do t`i dorëzojë Kosovës 15 mijë teste antigjene për t`iu përgjigjur nevojave urgjente”, është cituar të ketë thënë Macron në telegramin e tij, sipas Zyrës së Presidencës në Kosovë.




Macron është thënë të ketë përmendur edhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se inkurajon vazhdimin e tij drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, përfundimtare dhe ligjërisht të detyrueshme. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, ka nisur më 2011. Por, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se dialogu nuk është prioriteti kyç i tij, pasi qeverisë që ai e udhëheq, do t’i duhet të merret më shumë me forcimin e sundimit të ligjit dhe krijimin e vendeve të punës.

Kurti gjithashtu ka vendosur, siç ka thënë, parime, të cilat duhet të zbatohen nga ana e Serbisë në mënyrë që të ketë dialog mes dy vendeve. Njëra ndër to është njohja e realitetit se Kosova është shtet.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.