Kronikë

Qëllohet me armë drejt dy automjeteve të 36-vjeçarit në Velipojë (EMRI)

10:51 - 19.04.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pas mesnatës së kaluar në Velipojë. Mësohet se është qëlluar në drejtim të makinave të 36-vjeçarit David Ndoci.




Automjetet tip “Ford Fiesta” dhe “Benz” ishin parkuar në afërsi të shtëpisë së pronarit. Sakaq, grupi heimor ka nisur punën për zbardhejt e ngjarjes dhe identifikimit të autorit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 02:00 të mëngjesit të ditës së sotme, në fshatin Gomsiqe e Re, Njësia Administrative Velipojë, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjeteve tip “Ford Fiesta” dhe “Benz” në pronësi të shtetasit D. N., 36 vjeç, të cilat kanë qenë të parkuara në rrugë, pranë banesës së tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.