AKTUALITET

A do të votojnë kontaktet e të infektuarve me COVID-19? Ja çfarë thotë shefja e ISHP

15:03 - 19.04.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shefja e ISHP, Albana Fico ka deklaruar se kush rezulton pozitiv me COVID-19, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve nuk lejohet të votojë. Fico thotë se ISHP ka protokoll, dhe kush është pozitiv nuk del nga shtëpia.




Sa i përket kontakteve të të infektuarve me COVID-19, Fico thotë se duhet të interesohet pranë autoriteteve për lëvizshmërinë e personave.

‘’ISHP ka bërë përpiluar një protokoll i cili është i miratuar edhe nga MSH. Padiskutim që protokolli do të jetë para zgjedhjeve për të gjitha entitetet. Sa i përket personave që janë pozitivë, nuk do të lejohej, nuk duhet të dalin, për të vetmen arsye se transmetojnë COVID-19.

Të gjithë ne funksionojmë si autoritete. Është tejet i qartë për këto raste. Kush është pozitiv, dhe i karantinuar, ose kontakt, padiskutim pas 14 muajsh qytetarët janë edhe më të qartë. Në raport me lëvizshmërinë e personave’’- tha Fico.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.