BLUETOOTH

Çfarë ndodhi me historinë 6-vjeçare të Soni Malajt. Këngëtarja “zhduk” nga jeta saj Klevin

14:00 - 01.05.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Soni Malaj ka qenë në qendër të mediave këtë javë për shkak të ndarjes nga partneri saj. Por veç kësaj këngëtarja iu rikthye festivaleve muzikore me një këngë të punuar nga “Three Dots”. Ky bashkëpunim i saj me labelin në fjalë i habiti të gjithë, duke qenë se “Three Dots” drejtohet nga Flori Mumajesi, me të cilin Soni ka pasur një histori dashurie. Kënga e Sonit mban titullin “Versioni im” dhe flet për një lidhje toksike, ku vajza jep gjithçka për partnerin, por nuk merr asgjë prej tij. Soni ishte e ftuar në emisionin “Rudina”, ku si rrallëherë në daljet e saj publike, këngëtarja foli për këngën dhe refuzoi të fliste për jetën private.




“Ajo që më goditi ishte teksti, për mua kanë shumë rëndësi tekstet, më pëlqeu që ishte një këngë që fliste për një lidhje toksike, pavarësisht se ishte një lidhje që kishte nisur nga një dashuri shumë e madhe, por njëra palë mundohet ta mbajë më shumë sesa pala tjetër. Ndonjëherë këto marrëdhëniet e dashurisë që merren pastaj të mirëqena dhe për njërin nga partnerët bëhet shumë e lodhshme për ta mbajtur. Më pëlqeu, ishte shumë e bukur”, tha Soni. Gjatë bisedës ajo u pyet edhe për partnerin e saj, Klevin, me të cilin ajo ka 6 vite në lidhje. Mirëpo me gjithë këmbënguljen e Rudina Magjistarit për të mësuar diçka për Klevin dhe se si e priti ai këngën, Soni refuzoi të përgjigjej. Ndonëse moderatorja e pyeste gjithmonë për Klevin, Soni përgjigjej për familjen e saj dhe nuk e përmendi partnerin, gjë që ngre dyshimet se ajo mund t’i ketë dhënë fund marrëdhënies me të. Soni tha se nuk dëshiron të flasë për jetën e saj private, teksa theksoi se biseda duhej të fokusohej vetëm tek kënga e saj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.